Arsim Bajrami Anëtar korrespondent

Biografia

U lind në fshatin Medvec të Lipjanit më 1960. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Lipjan, kurse Fakultetin Juridik të Universiteti të Prishtinës e mbaroi me sukses të shkëlqyeshëm. Ishte bursist i universitetit dhe mori çmimin “Student i dalluar”. Në vitin 1983 e dha provimin e juri­sprudences ndërsa më 1985 mori titullin Magjistër i shken­cave juridiko-kushtetuese duke mbrojtur temën “Gjyqësia kushtetuese e Kosovës”. Studimet e doktoratës me temën “Aspekti normativ i mëvetësisë së Kosovës në periudhën 1945-1994” e mbrojti në vitin 1996 dhe u promovua doktor i shkencave juridike. Në vitin 1987 u rizgjodh asistent në Fakultetin Juridik, kurse u autorizua ligjërues në vitin 1991. U zgjodh docent menjëherë pas doktoratës. Në vitin 2000 u zgjodh profesor inordinar, kurse më 2004 profesor ordinar. Ka mentoruar shumë kandidatë për doktoratë dhe magjistrantë. Ka ngritur dhe përgatitur 15 asistentë në lëndët kushtetuese-juridike.

Ësh­të ndër themeluesit e Departamentit të Shkencave Politike në Fakultetin Filozofik të UP-së, ku vazhdon të angazhohet në lëndët: Modelet e demo­kracisë, Parlametrarizmi dhe sistemi politik i Kosovës. Është angazhuar edhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës në lëndët: E drejta kushtetuese, Sistemi politik. Po ashtu ka qenë i angazhuar edhe në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë në lëndët E drejta parlamentare dhe Sistemi politik. Kohë pas kohe ka pasur dhe ka angazhime si ligjërues i jashtëm në Universitetin Shtetëror të Tiranës.

Aktivite­tin akademik e ka ushtruar edhe jashtë universitit. Në vitin 2000 ka ligjëruar Liritë dhe të drejtat e njeriut në një program trajnimi të TMK-së, organizuar nga Finish Human Rights dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Finlandës. Ka ligjëruar edhe në Universitetin e Evropës Qendro­re (CEU), më 1997, në Universitetin e Kalabrisë në Kozencë, më 1999, në Universitetin shtetëror të Arizonës, në SHBA, në vitin 2003, si dhe është prezantuar në Parlamentin holandez, më 2003.

Në vitin 1990-1996, ishte themelues dhe anëtar i kryesisë së Shoqatës së pavarur të juristëve të Kosovës. Më 1994-2000 kryeredaktor i revistës Vjetari, botimi i Shoqatës së Pavarur të Juristëve të Kosovës. Njëkohësisht është anëtar i redaksisë së revistës Kosova Law Review, në gjuhën an­gleze, të po kësaj shoqate dhe anëtar i bordit të revistës shkencore Vizione, botim i Institutit Demokratik në Maqedoni.

Është themelues dhe kryeredaktor i revistës shkencore Constitutio, e specializuar për çështje kushtetuese dhe parlamentare. Ka themeluar dhe udhëheq Institutin për Studime Kushtetuese dhe Parlamentare, si qendër të pavarur kërkimore-shkencore.

Është njëri ndër iniciatorët dhe themeluesit e Shoqatës për të Drejtën Kushtetuese, e para e këtij formati në trojet shqiptare. Në dhjetor të vitit 2012 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Është deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ka qenë prorektor dhe rektor i UP-së, Ministër i Administratës Publike dhe është Ministër i Arsimit, të Shkencës e Teknologjisë në Qeverinë e Kosovës.

 

Bibliografia

Libra universitarë, tekste shkollore, monografi:

E drejta kushtetuese II, tekst universitar, Prishtinë 1996.

Aspekte kushtetuese dhe politike të mëvetësisë së Kosovës, monografi, Prishtinë 1996.

Aktet burimore kushtetuese dhe politike të shtetësisë së Kosovës, monografi në gjuhën shqipe dhe angleze, Prishtinë 1996.

Kosova-Political, International Law and Constitutional Argument, botim monografik, koautor me Esat Stavilecin dhe Blerim Rekën, Prishtinë 1996.

Teoria dhe praktika parlamentare, tekst universitar, Prishtinë 1997.

Kushtetuta dhe të drejtat qytetare, tekst për shkollat e mesme, Prishtinë 1998.

Kushtetuta dhe të drejtat qytetare, botimi i dytë i zgjeruar, Prishtinë 2001.

Bazat e së drejtës, koautor me Mehdi Hetemin, Prishtinë 2002.

E drejta e Kosovës në transicion, tekst universitar, Prishtinë 2003.

Modelet e demokracisë dhe sistemet krahasuese të qeverisjes, monografi, Prishtinë 2003.

Demokracia parlamentare, tekst universitar, Prishtinë 2005.

Draftimi i kushtetutës, tekst universitar, Prishtinë 2007.

Parlamentarizmi, tekst universitar, Prishtinë 2010.

Sistemi kushtetues i Republikës së Kosovës, tekst universitar, Prishtinë 2011.

Tekste dhe projekte shkencore në bashkautorësi:

Projeksioni i institucionalizimit të pushtetit shtetëror në Republikën e Kosovës, grup autorësh, Vjetari, Prishtinë 1996.

Problemet e realizimit të sistemit shumëpartiak ne vendet e Evropës Juglindore, projekt hulumtues, grup autorësh, Instituti për hulumtime shkencore pranë Fondacionit Soros, Prishtinë, 1996.

Concrete remarks about letter of so-called FRY to Comission for Human Rights of UN, projekt i dërguar OKB-së për gjendjen e arsimit në Kosovë në periudhën e okupimit, New York, 19.06.1996.

Të pavërtetat serbe për Kosovën, projekt i realizuar nga grup autorësh në kuadër të Qendrës për studime ndërkombëtare në Prishtinë, 1997.

Pjesëmarrja e Kosovës në procesin e suksesionit në ish-Jugosllavi, grup autorësh, Instituti Ekonomik i Prishtinës, 1998.

Projektkushtetuta e re e Kosovës - akt drejt shtetformimit, grup autorësh, Kosova Law Review, Prishtinë 2000.

Trajnimi ligjor i juristëve dhe prokurorëve të Kosovës, grup autorësh, OSBE, Prishtinë, 2001.

Manual për trajnimin kushtetues, koautor, Kosova Law Review, Prishtinë 2001.
Fjalor terminologjik juridik shqip-anglisht, grup autorësh, OSBE, Prishtinë, 2003.

Sistemi evropian i transferit të kredive ETC - sipas deklaratës së Bolonjës, grup autorësh, manual, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2003.

Reformimi i Universitetit të Prishtinës sipas Deklaratës së Bolonjës, grup autorësh, Universiteti i Prishtinës, 2003.

Kosova-studim monografik, grup autorësh, ASHAK, Prishtinë 2011.

Kosova dhe Libia, përvojat në shtetndërtim, monografi, shqip e arabisht, Prishtinë, 2013.

Argumentimi juridik-ndërkombëtar i pavarësisë së Kosovës në vendimin e GJND-së, dorëshkrim i përgatitur për botim, monografi, Prishtinë 2013.

Imuniteti parlamentar, studim krahasues, grup autorësh, Prishtinë, 2013.

Punime dhe artikuj shkencorë, kumtesa dhe publikime të tjera:

Procedura para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, përmbledhje punimesh, Fakulteti Juridik, Prishtinë,1986.

Gjyqësia kushtetuese në sistemin kushtetues të Jugosllavisë, Përparimi, nr. 1-87, Prishtinë 1987.

Normativni aspekt autonomnosti SAP Kosova, E drejta, nr. 3-4-87, Prishtinë, 1987.

Kahet themelore të ndryshimeve kushtetuese, E drejta, nr. 1-2-87, Prishtinë, 1987.

Funksioni kushtetues i KSA të Kosovës, Përparimi, nr. 37-88, Prishtinë, 1988.

Pozita kushtetuese e Gjykatës Kushtetuese të Jugosllavisë, Fakulteti Juridik, Prishtinë 1988.

Neka aktuelna pitanja u vezi sa postupkom revizije Ustava SFRJ i Ustava SR Srbije, Naša zakonitost, nr. 5-88, Zagreb, 1988.

Ustavne promjene u jugoslovenskoj federaciji, Obeležja, nr. 5-88, Prishtinë,1988.

Pozita kushtetuese e Gjykatës Kushtetuese të Jugosllavisë, Fakulteti Juridik, Prishtinë, 1988.

Inicimi i procedurës pranë Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Buletini i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Prishtinë, 1988.

Normativna funkcija SAP Kosova, Pravni život, nr.12-88, Beograd, 1988.

Zna?ajan doprinos javnoj raspravi o ustavnim promjena, Obeležja nr. 8-88, Prishtinë, 1988.

Kontribut i rëndësishëm në teorinë dhe shkencën politike, vlerësim profesional i librit të Mr. Ukshin Hoti,“Filozofia Politike e Çështjes Shqiptare”, përmbledhje punimesh, Fakulteti Juridik, Prishtinë, 1988.

Marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës, Fakulteti Juridik, Prishtinë, 1988.

Konferenca e Bujanit - aspektet e vetëvendosjes, Çështja shqiptare në Ballkan, Instituti i Historisë së Kosovës, Prishtinë, 1989.

Istorisko-pravna studija o autonomiji Kosova, Obeležja, nr.2-89, Prishtinë, 1989.

Le cause della crisi del Kosovo-prospettive di suluzione (Shkaqet e krizës në Kosovë -perspektivat dhe zgjidhjet), kumtesë në simpoziumin Stati-Culture, nazioni, Europa e Balcani, botuar në Kozencë, 1994.

Legjislacioni diskriminues i Serbisë në Kosovë, grup autorësh, Shoqata e Pavarur e Juristëve të Kosovës, Prishtinë 1994.

Republika e Kosovës vullnet politik i popullit të saj, fejton, në vazhdime, Bota e Re, 1995.

Aktet burimore kushtetuese të shtetësisë së Kosovës, Vjetari, Prishtinë 1995.

Aspekti kushtetues i realizimit të së drejtës së vetëvendosjes së popullit shqiptar, përmbledhje punimesh,Fakulteti Juridik, Prishtinë 1995.

Deklarata Kushtetuese dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës vazhdimësi e luftës për afirmimin politik dhe kombëtar të popullit shqiptar, E drejta, nr. 1795, Prishtinë, 1995.

Aspekti konstitucional i mëvetësisë së Kosovës në veprën e Gazmend Zajmit, E drejta, nr 1, 1996.

Argumentimi kushtetues-juridik i të drejtës së Kosovës në suksesion dhe vetëvendosje, Shoqata e Pavarur e Juristëve të Kosovës, Vjetari, Prishtinë, 1996.

Karakteristikat e përgjithshme të aktivitetit normativ të Kosovës në periudhën 1944-1994, E drejta, nr 2, Prishtinë, 1996.

Kundër qasjeve të njëanshme, polemikë me ish presidentin jugosllav Borislav Jovic për masat okupuese të Serbisë në Kosovë, botim i veçantë, Komiteti i Helsinkit, Beograd 1996.

Rrënimi i subjektivitetit kushtetues-politik të Kosovës dhe lindja e Republikës së Kosovës, monografi, Fakulteti Juridik, Prishtinë, 1996.

Some deviations of facts about education in Kosova, Kosova Law Review, Prishtinë 1996.

Botime dhe revista juridike, Vjetari, Prishtinë 1996.

Kontribut aspektit kushtetues juridik i jetësimit të Republikës së Kosovës, Vjetari, Prishtinë, 1996.

Normative Constitutional and Political Acts by which Kosova was Determinded, Law Review, nr. 1-95. Stamboll, 1996.

E drejta e vetëvendosjes - aplikimet në Kosovë, kumtesa “Aspekti kushtetues - juridik i së drejtës së Kosovës në vetëvendosje”, Beograd 1997.

Aspekti kushtetues dhe politik i raportit mazhorancë-minoritet në Kosovë, kumtesë e botuar në simpoziumin ndërkombëtar organizuar nga Këshilli i Evropës, Budapest 22-25 maj 1997.

Parlamenti si subjekt themelor i Sistemit Parlamentar, E drejta, nr. 2, 1997.

Measures be undertaken with the aim of state and constittional institutionalizing of the Republic of Kosova, Kosova Law Review, nr. 1-97, Stamboll, 1997.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, bazë e shtetit ligjor, E drejta, nr.1. Prishtinë, 2000.

Koncepti kushtetues dhe juridik i pushtetit lokal në Kosovë, Kosova Law Review, 2000.

Shqyrtime të përgjithëshme teorike për demokracinë parlamentare, E drejta, nr.1, Prishtinë, 2000.

Pakti i Stabilitetit në Ballkan, Demokracia, në dy vazhdime, Gjakovë, 2000.

Zgjedhjet komunale dhe themelimi i institucioneve të para demokratike të Kosovës. Kosova Law Review, nr 1. Prishtinë 2000.

Polemikë për Rambujenë dhe Rezolutën 1244, polemikë me Radoslav Stojanovi?, bot. Radio Evropa e Lirë, Pragë, 09.02.2000.

Roli i Kushtetutës në edukimin qytetar, kumtesë e botuar në konferencën ndërkombëtare në Los Anxheles, 2001.

Korniza Kushtetuese për vetëqeverisjen e përkohshme, E drejta, nr. 1-2, Prishtinë, 2002.

Masat e spastrimit etnik te Serbisë në Kosovë, kumtesë, Vjetari, Prishtinë, 2002.

Administrimi ndërkombëtar në Kosovë dhe zgjidhja e statusit final, E drejta, nr.1, Prishtinë, 2002.

Në trekëndëshin e sukseseve, dështimeve dhe sfidave, botuar në portalet elektronike në Kosovë, Prishtinë, 2002.

Marrëveshja e Rambujesë zgjidhje kompromisi drejt statusit final të Kosovës. kumtesë e botuar, Tiranë, 2003.

Pavarësia e Kosovës faktor stabiliteti në Ballkan, kumtesë e botuar në konferencën ndërkombëtare “Paqja dhe stabiliteti në Ballkan”, Ohër, 2003.

Roli i administrimit ndërkombëtar në zgjidhjen e konflikteve. kumtesë në konferencën ndërkombëtare “Zgjidhja e konflikteve ndëretnike ne Ballkan”, Pragë 2003.

Të metat e Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, përmbledhje punimesh, OSBE, Prishtinë, 2003.

Some Constitutional-Judical arguments for the indipendence of Kosovo, botim i Universitetit të Çikagos, SHBA, 2003.

Krijimi i zonës evropiane të arsimit të lartë, kumtesë e botuar në Universitetin e Roskildit, Kopenhagë, 2003.

Politikat diskriminuese të Serbisë ndaj Kosovës në sferën e arsimit, kumtesë, Universiteti Shtetëror i Arizonës, Përmbledhje e punimeve të konferencës, Feniks 2003.

Disa aspektet kontroverse të Kornizës Kushtetuese për vetëqeverisje të përkohshme, E drejta parlamentare dhe politikat ligjore, nr 9, Tiranë, 2003.

Disa argumente juridike-politike të pavarësisë së Kosovës, E Drejta parlamentare dhe politikat ligjore, nr. 12, Tiranë 2003.

Roli i qeverisjes në modernizimin e shtetit, Universiteti i Gjenevës, 2009.

Qeverisja dhe reforma e administratës publike, Akademia për qeverisje elektronike, Talin-Estoni 2009.

Roli i qeverisjes elektronike në modernizimin e administratës shtetërore, kumtesë në Bled të Sllovenisë, 2009.

Kush fitoi në Hagë, debat-polemikë profesionale, bot. Radio Evropa e Lirë, Pragë 2009,

Administrata publike dhe sfidat e reformimit te saj, Instituti i shkencave organizative-aplikative “Pjetër Budi”, Prishtinë, dhjetor 2009.

Administrimi ndërkombëtar dhe pavarësia e Kosovës, përmbledhje punimesh,Universiteti “Marin Barleti”, Tiranë, 2010.

Sistemi kushtetues dhe organizimi i jurisprudencës, bashkautor me Xhavit Shalën, OSBE, Prishtinë, 2010.

Aspekte të ndryshimeve kushtetuese, me theks të veçantë ne Republikën e Kosovës, Biznesi, Prishtinë 2011.

Aspekte të ndryshimeve kushtetuese në Republikën e Kosovës, Constitutio, nr. 1, Prishtinë, 2012.

7 Shtatori i njëjtë në vite të ndryshme, bashkautor me Florent Muçajn, botuar në portalet elektronike në Kosovë e Shqipëri, Prishtinë, 2012.

Kosovë urime Dita e Kushtetutës, bashkautor me Florent Muçajn, botuar në portalet elektronike në Kosovë dhe Shqipëri, Prishtinë, 2002.

Të drejtat e komuniteteve dhe pjestarëve të tyre në sistemin kushtetues të Republikës së Kosovës, Constitutio, nr.2, Prishtinë, 2012.

Kosovo’s Experience in Constitutional Reform Processes, kumtesë në Konferencën ndërkombëtare, Berlin 2013.

Aspektet kushtetuese dhe juridike të pavarësisë së Kosovës, kumtesë në simpoziumin e organizuar nga ASHAK dhe Instituti i Historisë në shënim të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, përmbledhje punimesh, Instituti i Historisë, Prishtinë, 2013.