Pajazit Nushi Akademik

Biografia

U lind në Gjakovë më 1933, ku kreu shkollën fillore dhe të mes­me. Studimet e larta i ndoqi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Beogradit. U diplomua në degën e Psikologjisë më 1955. Më 1958 dha provimin shtetëror për profesor të psikologjisë dhe psikologjisë pedago­gjike dhe u shpall profesor i rendit I. Në qershor l983 mbrojti doktoratën Zhvillimi i terminolo­gjisë psikologjike dhe baza seman­ti­ke e përcaktimit të saj në gjuhën shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

Në vitet 1956-1995 punoi profesor i psikologjisë në Shkollën Normale të Prishtinës, në Shkollën e Lartë Pedagogjike dhe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Krahas mësimdhënies ka qenë dhe drejtor i Entit Krahinor për Përparimin e Arsimit dhe Edukimit, ndihmës kryetari i Këshillit Federativ për Arsim e Kulturë të ish-Jugosllavisë; nënkryetar i Këshillit Ekzekutiv të Kosovës, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriu dhe redaktor i Enciklopedisë së Jugosllavisë. Ishte dhe rektor i Kolegjit Universitar “Iliria”. Ka mbajtur leksione nga psikologjia e përgjithshme në Universitetin e Tetovës. Ka qenë anëtar i grupit hulumtues të RSFJ në konceptimin e projektit “Televizioni edukativ” dhe kryesues i tij në udhëtimin studimor në SHBA në maj-qershor 1972. Ka marrë pjesë në konceptimin e shkollës fillore unike për RSFJ dhe ka studiuar zhvillimin e arsimit institucional të nivelit fillor në Norvegji. Në vitin 2000 u zgjodh anëtar korrespondent i ASHAK, ndërsa më 2008 anëtar i rregullt. Ka qenë sekretar i Seksionit të Shkencave Shoqërore të ASHAK-ut (2008 – 2011).

Aktiviteti profesional dhe shkencor shtrihej në fushat studimore të psikologjisë së përgjithshme, terminologjisë së psikologjisë, psikologjisë pedagogjike, etnopsikologjisë dhe metodologjisë hulumtuese të psikolo­gjisë. Ka botuar trajtesa të veçanta shkencore dhe artikuj nga fusha e psikologjisë sociale, e sociologjisë, e leksikologjisë shqipe të psikologjisë së religjionit, etj. Ka qenë kryetar i Shoqatës së Psikologëve të Kosovës dhe nënkryetar i Shoqatës Mbarëshqiptare të Psikologëve. Më 23 shtator 1970 është shpallur qytetar nderi i shtetit Teksas me vendim të Guver­natorit, kurse më 10 tetor 1970 qytetar nderi i shtetit Nebraska. Më 2005 u zgjodh anëtar nderi i Institutit të Sociologjisë në Tiranë. Më 14 qershor 2011 u shpall “Nderi i Qytetit të Gjakovës” me vendim të Kryetarit të Komunës. Në marsin e vitit 2011 u zgjodh këshilltar i lartë shkencor në Institutin e Hulumtimeve të Krimeve të luftës në Kosovë. Nënkryetar i Akdemisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës u zgjodh në dhjetor 2011, ndërsa në mandatin e dytë, në dhjetor 2014. Ka qenë zv/ Kryetar i Asam­blesë së Akademisë së Edukimit nga shtatori i vitit 2011. Është shpërblyer me falenderime nga shumë organizata profesionale e shtetërore në vend dhe jashtë. Më 1957 mori Çmimit e Dhjetorit për të arritura arsimore e shkencore në Kosovë. Është bartës i disa dekoratave - e fundit ajo e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e akorduar nga Presidenti i Republikës së Kosovës në vitin 2001.

Vdiq në Prishtinë më 2015.

 

Bibliografia

Nga fusha e psikologjisë:

Bazat psikologjike të kulturës së të folurit të nxënësve të shkollës fillore, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Kosovës e Metohisë, Prishtinë, 1964.

Fjalor i psikologjisë, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1987.

Sistemi i grafisë së tingujve të shqipes dhe vetitë perceptive e përmasat e lexueshmërisë së shkronjave të alfabetit të gjuhës shqipe, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1987.

Psikologjia për klasën e dytë gjimnaz, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Kosovës, Prishtinë, 1986. Ky libër mori çmimin “Naim Frashëri”- çmimi më i lar­të për librin më të mirë për vitin 1996. U ribotua në vitet 2000, 2001 dhe 2003.

Psikologjia e përgjithshme- Kaptina të zgjedhura, botim i Universiteteit të Prishtinës – Fakultet i Filozofik, Prishtinë, 1997.

Psikologjia e përgjithshme II – Njeriu dhe personaliteti i tij në psikologji, Universiteti i Prishtinës – Fakulteti Filozofik, Prishtinë, 1999.

Të nxënit e lëndëve shkollore dhe zotërimi i tyre, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Kosovës, Prishtinë, 1997.

Psikologjia e përgjithshme I, Libri Shkollor, Prishtinë, 2002.

Intelegjenca dhe masa e zhvillimit të saj ndër shqiptarët e moshës madhore, ASHAK, Prishtinë, 2004.

Kujtesa dhe trajtimi i saj në literaturën shqipe nomotike, ASHAK, Prishtinë, 2008.

Fjalor shpjegues i psikanalizës, ASHAK, Prishtinë, 2010.

Leksikoni i psikologjisë, vëllimi I, ASHAK, Prishtinë, 2014.

Leksikoni i psikologjisë, vëllimi II, ASHAK, Prishtinë, 2014.

Nga enciklopedistika, në bashkëpunim me të tjerë:

Enciklopedia e Jugosllavisë 1 A - Bib, Zagreb, 1984;

Enciklopedia e Jugosllavisë 2 Bib – Çif, Zagreb, 1987.

Përktheu nga serbokroatishtja këta libra shkollorë:

Të mësuarit dhe kujtesa (U?enje i Pam?enje) të B. Stevanoviqit, Prishtinë, 1963.

Logjika (Logika) të dr. M. Markoviqit, Prishtinë, 1962.

Në fushën e psikometrisë përktheu në gjuhën shqipe dhe e përshtati për matje të inteligjencës së të rriturve shqiptarë Shkallën Ueksler – Belvi të Inteligjencës për të Rritur, e cila u zbatua në matje të inteligjencës së të rriturve shqiptarë të moshës 14 – 40 vjeç. Përcaktoi dendësinë e shkronjave të alfabetit të gjuhës shqipe dhe perceptimin e lexueshmërinë e shkronjave të vogla dhe të mëdha të alfabetit të gjuhës shqipe.

VĂ«shtrime, trajtesa, kumtesa dhe studime:

Psikologjia e sotme në shërbim të organizimit të drejtë të procesit edukativo-arsimor, Përparimi 6/1960.

Mendimi i pleqnarëve dhe struktura e tij, Gjurmime albanologjike, 14/1984, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1984.

Karakteristikat psikologjike të mendimit të gjyqit të pleqnarëve te shqiptarët. Studimi është kumtuar në tubimin shkencor “Studimi Etnologjik i KSA të Kosovës”, që u organizua nga Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve dhe nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, më 16-17 nëntor 1989 në Prishtinë.

Legibilitet azbuke albanskog jezika (Legjibiliteti i alfabetit të gjuhës shqipe), trajtesë e kumtuar në tubimin “X psihologijski skup – Dani Ramira Bujasa” në Zagreb më 13-15 dhjetor 1990.

Fjala shqipe në terminologjinë e psikologjisë së personalitetit, trajtesë që u kumtua në Sesionin Shkencor të Institutit Albanologjik të Prishtinës kushtuar gjendjes së terminologjisë shqipe në Jugosllavi, që u mbajt më 28-29 nëntor 1988 dhe u botua në përmbledhjen e punimeve të këtij sesioni. Përmbledhja ka titullin Gjendja e terminologjisë shqipe në Jugosllavi.

Trajtimi i dukurive shpirtërore në përkthimet kishtare dhe filli i termave shqip të psikologjisë, kumtesë e lexuar në sesionin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kushtuar përkthimeve kishtare.

Motivet psikologjike të mërgimit të shqiptarëve në vitet 1946-1966, botuar në librin Shpërnguljet e shqiptarëve gjatë shekujve, Prishtinë, 1990.

Shkalla e variabilitetit të rezultateve të arritura në testet verbale dje joverbale të shkallës Ueksler-Belvi nga grupmosha 17-19 vjeçare e shqiptarëve në ish- Jugosllavi dhe vlera e tyre, studim i kumtuar në Kongresin VI të Psikologëve të Evropës, që u mbajt në Romë prej 6-10 korrik 1999.

zhvillimi i aftësive mentale dhe çështja e mbingarkesës së nxënësve me nxënie të mësimit, kumtesë e lexuar në Simpoziumin “Mbingarkesa e nxënësve”, Prishtinë, 1999.

Krijimtaria e Lasgush Poradecit dhe psikanaliza e Zigmund Frojdit, kumtesë e lexuar në Simpoziumin kushtuar 100-vjetorit të lindjes së Lasgush Poradecit, që u mbajt në Prishtinë, më 17-20 nëntor 1999, nga Instituti Albanologjik i Prishtinës.

Shprehitë e të mësuarit të lëndëve shkollore dhe stili konjitiv i zotërimit të tyre te maturantët e regjistruar në Universitet, Buletini i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës (XXI/1991).

Shqiptarët dhe trajtimi i tipareve psikike në Enciklopedinë e Sami Frashërit, Buletini i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës (XXIII/1993.

Struktura e mendësisë dhe konsonanca e saj në skemën e veprimtarisë së pushtetit serb ndaj shqiptarëve në shekullin XXX, Studime, ASHAK, nr.1/1994.

Determinantet psikosociale të gjenocidit të pushtetit serb ndaj shqiptarëve, trajtesë e lexuar në Simpoziumin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës kushtuar gjenocidit të pushtuesve serb ndaj shqiptarëve. Kjo trajtesë u botua nga ASHAK në përmbledhjen e punimeve të këtij simpoziumi;

Personaliteti kombëtar i shqiptarëve dhe trajtimi i tij në vëzhgimet e të huajve, trajtesë e lexuar në Sumpoziumin Shqiptarët dhe Evropa dje dhe sot, që u mbajt prej 23 maj 1991 në Prishtinë.

Veprimtaria shkencore ndër shqiptarët dhe integrimet ekonomike, kumtesë e lexuar në Konferencën e Parë Mbarëshqiptare të Unionit të Ekonomistëve Shqiptar, që u mbajtë në Tiranë prej 15-17 nëntor 1999 dhe u botua në përmbledhjen e punimeve të kësaj konference. Përmbledhja e punimeve të këtij simpoziumi ka titullin zhvillimi ekonomiko-shoqëror i trojeve shqiptare dhe integrimi i tyre rajonal dhe botëror, Tiranë-Prishtinë-Shkup 2000, etj.

Liria njerëzore e kombëtare e shqiptarëve në krijimtarinë e Naim Frashërit dhe vlerat e saj sot, kumtesë e lexuar në Konferencën Shkencore të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, që u mbajt më 14 dhe 25 tetor 2000 në Prishtinë. Kumtesa u botua në botimin Naim Frashëri 100 vjet pas, Prishtinë, 2000.

Integriteti dhe identiteti i personalitetit dhe dyzimi i tij, Buletini i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, XXVI/1996, Prishtinë, 2001.

Etiologjia e krimit mbi njerëzimin të pushtetit serb ndaj shqiptarëve në Kosovën e viteve ’90 të shekulli XX, kumtesë e lexuar në Sesionin Shkencor të ASHAK kushtuar Gjenocidit të Pushtetit Serb mbi Shqiptarët në Kosovë gjatë viteve ’90. U botua në librin e ASHAK të Seksionit të Shkencave Shoqërore, me titullin Gjenocidi i Pushtetit Serb ndaj Shqiptarëve në Kosovë Gjatë Viteve ’90, Prishtinë, 2001.

Bilingualët dhe monolingualët e mjediseve shqiptare dhe të arriturat e tyre në testet e shkallës Wechler-Bellevue për të rritur, studim empirik i paraqitur për Kongresë VII Evropian të Psikologëve, Prishtinë, 2003.

Tekstologjia islame në gjuhën shqipe dhe revista, Edukata Islame, trajtesë e botuar në revistën Edukata Islame, revistë shkencore, kulturore, islame tremujore, Viti XXXI, nr.67/2002.