Eshref Ademaj AnĂ«tar korrespondent

Biografia

Lindi më 1940 në Zhur të Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në vend­lindje, Normalen në Prizren, në vitin 1960. U diplomua në matematikë më 1964.

Studimet pasuniversitare i kreu në Fakultetin e Shkencave Mate­matike Natyrore të Beogradit, në vitin 1970. Me temën Grupet lokale nilpotente pa përdredhje mori titullin magjistër i shkencave të matema­tikës. Disertacionin e doktoratës me titull Kontribut për teorinë e grupeve të fundme të thjeshta e mbrojti në Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore të Zagrebit, në vitin 1976.

Filloi punën asistent në Shkollën e Lartë Teknike të Prishtinës. Në periudhën 1967-1971 ishte asistent e pastaj docent. Më 1977 mori titullin pro­fesor inordinar për lëndën Algjebra e përgjithshme në Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore të Prishtinës, ndërsa në vitin 1987 u zgjodh profesor ordinar për lëndët Algjebra e përgjithshme dhe Algjebra II.

Rezultatet shkencore të punës së tij i ka kumtuar në tubime të ndry­shme ndërkombëtare (në Stamboll, Novosibirsk, Varnë, Leibnitz, Novi-Sad, Athinë, Ohër etj.) Që nga viti 1970 ka mbajtur ligjërata në Tiranë, Sofje, Jenë, Heidelberg etj. Në vitin 1993 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Ishte iniciator dhe realizator i studimeve pasuniversitare nga mate­matika në FSHMN të Prish­­tinës, ku ka mbajtur kurse speciale nga Teoria e grupeve të fundme të thjeshta, Gjeomet­ria e fundme dhe Kombinatorika. Ishte anëtar i komisioneve për përshtatshmëri, vlerësim dhe mbrojtje të disertacioneve të doktoratës në Universitetin e Prishtinës dhe në Univer­sitetin e Zagrebit, si dhe mentor i disa magjistrantëve dhe doktorantëve në Universitetin e Prishtinës. Me qëllim studimi dhe specializimi qëndroi nga një vit në universitetin shtetëror “Lomonosov” të Moskës, në vitin shkollor 1972/73 dhe në Institutin e Matematikës të Universitetit të Heidelbergut, në vitin shkollor 1982/83.

Ushtroi shumë funksione udhëheqëse në UP dhe jashtë tij. Ishte kryetar i Pleqësisë në Shkollën e Lartë Teknike dhe në Fakultetin Teknik të Prishtinës, shef i Seksionit të Xehetarisë dhe të Teknologjisë në Fakultetin Teknik të Prishtinës (1970-1972), prodekan në FSHMN të Prishtinës (1977-1979), dekan i FSHMN të Prishtinës (1979-1980), shef i studimeve pasuniversitare në Seksionin e Matematikës në FSHMN (1978-1982), kryetar i Shoqatës së Arsimtarëve Universitarë dhe Punëtorëve Shkencorë të Kosovës, anëtar i Kryesisë së SHMFA të Kosovës, kryeredaktor i revistës Matematika – Fizika, sekretar i Këshillit redaktues të revistës Buletin i punimeve shkencore të FSHMN të Prishtinës, kryetar i Këshillit organizativ të Kongresit VIII të MFA të Jugosllavisë në Prishtinë më 1985, anëtar i këshillit redaktues të revistës Glasnik matemati?ki, kryeredaktor përgjegjës i revistës shkencore Punime matematike, daljen e së cilës e inicoi dhe pastaj e shpërndau në botë. Ishte prorektor i Universitetit të Prishtinës dhe ndër prijësit e tij në kohën më të rëndë, pas përjashtimit nga ndërtesat; ishte anëtar i KMDLNJ. Meritë e tij ishte që në numrin 1-2 të revistës Viktimologjia 91 (Zagreb) me titull Kosova viktimë, Kosova të paraqitej viktimë e terrorit dhe e politikës okupuese serbe.

Mirënjohje e dekorata: Mirënjohja e Universitetit të Prishtinës, 1970; Mirënjohja e Fakultetit Teknik, me rastin e kremtimit të 10-vjetorit të punës së Fakultetit; Mirënjohja e Lidhjes së Shoqatave të MFA të Jugo­sllavisë me rastin e 30-vjetorit të punës së Lidhjes: Shpërblimi i Dhjetorit, për vitin 1978; Mirënjohja e FSHMN me rastin e kremtimit të 20-vjetorit të punës së Fakultetit në vitin 1980; Shpërblimi i Nëntorit i Kuvendit të Komunës së Prishtinës për vitin 1985.

Vdiq në Prishtinë më 1994.

 

Bibliorafia

Punime shkencore dhe profesionale:

Grupet lokale nilpotente pa përdredhje, (punimi i magjistraturës), Beograd, 1970.

O uslovima kona?nosti u lokalno nilpotentnim grupama bez torzije, Buletin i punimeve shkencore të FSHMN, Nr 2, Prishtinë, 1974.

Për izolatorët dhe nëngrupet e izoluara në grupet lokale nilpotente pa përdredhje, Buletin i punimeve shkencore të FSHMN, Nr., Prishtinë, 1974.

Kona?ne proste grupe s rešivim centralizatorom involucije, Buletin i punimeve shkencore të FSHMN, Nr. 3, Prishtinë, 1975.

Prilog teoriji kona?nih jednostavnih grupa (disertacioni i doktoraturës),Zagreb, 1976.

A characterization of the simple group Ln(2), Glasnik Matemati?ki, Zagreb, 1978.

Karakterizacija grupe L6(2) tre?im centralizatorom involucije, Buletin i punimeve shkencore të FSHMN, Nr. 3, Prishtinë, 1986.

On a projective plane of order 11 on which operates a group of order 63 which fixes a subplane of order 2, Glasnik matemati?ki, Zagreb, 1984.

On the Classification of Projective Planes of Order 15 with a Frobenius Group of Order 30 as a collineations group, Archiv der Mathematik, 1985.

On the Non-existence of Projective Planes of Order 15 with a Frobenius Group of Order 30 as a collineations group, Glasnik matemati?ki, Zagreb, 1986.

Biplanes of Order 14 with a Group of Order 28, Punime matematike, Nr.3, Prishtinë, 1989.

Biplanes of Order14 with a Cyclic Group of Order 14, Punime matematike, Nr.4, Prishtinë, 1989.

Classification of Symmetric Block Designs for (71,21,6) with Frobenius Group of Order 21, në koautorësi me prof. Mario Essert.

Tekste shkollore dhe universitare:

Algjebra për klasën e II gjimnaz, Prishtinë, 1976.

Algjebra e përgjithshme, Universiteti i Kosovës, Prishtinë, 1983.

Matematika për klasën e I të fazës së parë të AMO, Prishtinë, 1981.

Matematika për klasën e III të fazës së dytë AMO, drejtimi: makineri, metalurgji, etj, Prishtinë, 1984.

Algjebra lineare dhe gjeometria analitike, Prishtinë, 1985.