Hajredin Hoxha AnĂ«tar korrespondent

Biografia

Lindi në Shtimje më 1926, ku e mbaroi edhe shkollën fillore. Është pjesëmarrës LNÇ-së prej vitit 1943, ndërkaq anëtar i PKJ-së prej  1944. Kreu Shkollën Politike në Beograd më 1949. Ishte kryetar i Këshillit Popullor të Rrethit dhe këshilltar i Këshillit Popullor Krahinor.

Pas kryerjes së fakultetit, prej vitit 1968 u mor intensivisht me punë pedagogjike dhe shkencore. Në vitin 1959 u zgjodh profesor dhe drejtor i Shkollës së Lartë Administrative të Prishtinës. Me themelimin e Fakultetit Filozofik (1960), u zgjodh ligjërues i sociologjisë në këtë fakultet, e më vonë i Fakultetit Juridik.

Pasi mbrojti magjistraturën në Fakultetin e Shkencave Politike të Beogradit, u zgjodh ligjërues i lartë, kurse pasi u doktorua në Fakultetin Filozofik të Lubjanës, u zgjodh profesor ordinar i lëndës së sociologjisë. Gjithashtu ishte shef i Katedrës së Sociologjisë, në Fakultetin Juridik dhe Filozofik, si dhe dekan i Fakultetit Juridik të Prishtinës. Ishte rektor i Universitetit të Kosovës.

Ishte kryetar i Kuvendit të BVI-së Krahinore të Punës Shkencore dhe kryetar i Këshillit të BVI të Punës Shkencore të Jugo­sllavisë. Ishte edhe kryetar i Shoqatës së Sociologëve të Jugosllavisë, etj.

Ka publikuar mbi 100 punime shkencore. Disa punime janë publikuar edhe në gjuhët e kombeve të Jugosllavisë dhe në gjuhët e huaja.

Vdiq në Greqi më 1987.

 

Bibliografia

Personi dhe socializmi, Përparimi, nr. 5, Prishtinë, 1959.

Marksizmi mbi formacionet ekonomiko-shoqërore, Përparimi nr. 6, Prishtinë 1960.

Kauzaliteti dhe ligjshmëria në jetën shoqërore, Përparimi nr. 5, Prishtinë 1960.

Marksisti?ka sociologija, Prishtinë 1960, f. 110 (dedikuar studentëve të Fakultetit Filozofik dhe të Shkollës së Lartë Juridike në Prishtinë).

Ca të dhëna mbi problemin e pakicave kombëtare në botën bashkëkohore, Prishtinë, Përparimi nr. 3, 1963.

Afirmimi i pakicës shqiptare në Jugosllavi, Përparimi nr. 4, 1962, (kumtesë mbajtur në Simpoziumin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Lubjanë.

Specifi?nost šiptarske nacionalnosti u Jugoslaviji i neke osobenosti Autonomne Pokrajine Kosova i Metohije, në librin Autonomne pokrajine u Jugoslaviji, Beograd, 1967.

Rilindja e kombësisë shqiptare në Jugosllavi, Përparimi nr. 11-12, Prishtinë 1968.

Geneza Autonomne Pokrajine Kosova i Metohije na osnovu principa samoopredeljenja naroda, në librin Karakter i funkcije Federacije, Beograd, 1968.

Elementet e presionit ekonomik ndaj shqiptarëve të Jugosllavisë së vjetër, Përparimi nr. 4, Prishtinë 1970.

Politika e terrorit dhe gjenocidit fizik ndaj shqiptarëve në Jugosllavinë borgjeze, Përparimi nr. 5, Prishtinë 1970.

Politika e eliminimit total të shqiptarëve nga Jugosllavia e vjetër, Përparimi nr. 5, Prishtinë, 1971.

Partitë politike dhe lëvizjet e tyre ndër shqiptarët e Jugosllavisë së vjetër, Përparimi nr. 12, Prishtinë 1971.

Lufta e PKJ për çlirimin nacional dhe social të shqiptarëve në Jugosllavi, Përparimi nr. 1, Prishtinë 1971.

Relevantni društveni faktori za položaj narodnosti u Jugoslaviji, në librin Osobenosti nacije i razvoj medjunacionalnih odnosa u Jugoslaviji, botues DSNO, Beograd 1971.

Lëvizja kaçake – lëvizje nacionalçlirimtare e kombësisë shqiptare në Jugosllavi, Përparimi nr. 6, Prishtinë 1971.

Sociološki aspekt krvne osvete kod Albanaca u Jugoslaviji, Kriminologija, Beograd 1971.

Lenjin o nacionalnom pitanju, Praksis nr. 2, Zagreb 1971.

Rëndësia e amendamenteve kushtetuese për afirmimin nacional të kombësisë shqiptare në Jugosllavi, Përparimi nr. 4, Prishtinë 1971.

Nacionalni odnosi na Kosovu, Lib. “Kosova-Kosovo”, Prishtinë 1971.

Afirmimi kadrovik dhe vetëqeverisës dhe barazia e kombësisë shqiptare, Buletin i punimeve, Prishtinë 1971.

Položaj nacionalnih manjina u savremenom svetu, sa posebnim osvrtom na položaj naših nacionalnih manjina u susednim zemljama, Pregled, Sarajevë 1972.

Specifitetet demografike të shqiptarëve në Jugosllavi, Buletin i punimeve të Fakultetit Juridik, Prishtinë 1972.

Procesi i vetëvendosjes së kombësisë shqiptare gjatë revolucionit socialist dhe të ndërtimit të socializmit, Kosova-Kosovo, Prishtinë 1973.

Aspekti politik i barazisë nacionale të shqiptarëve në Jugosllavi, Përparimi nr. 3, Prishtinë 1963.

The socio-economike and kultural devolopment of the socialist autonomus province of Kosovo and nacional equaliti, në librin Nations and nationalitis of Yugoslaëia, Beograd 1974.

Afirmimi kulturor i kombësisë shqiptare në RSFJ, Përparimi nr. 3, 1974 (referat mbajtur në Kongresin Botëror të Sociologëve në Toronto, 1974).

Internacionalizmi i Kosta Novakoviqit ndaj çështjes nacionale shqiptare në Jugosllavi, Kosovo, Prishtinë 1974.

Socialist afirmations of albanien nationaliti in Yugoslavie, në librin Seminar of minorities, Shkup, 1975. (Referat mbajtur në Simpoziumin ndërkombëtar të OKB mbi pakicat kombëtare, Ohër).

Afirmimi politik i kombësisë shqiptare në Jugosllavi, Përparimi nr. 8, Prishtinë 1974. (Referat mbaj­tur në Simpoziumin ndërkombëtar mbi pakicat kombëtare në botën bashkëkohore, Trieste, 1974).

Uticaj nekih društvenih faktora na produktivnost rada proizvodja?a na Kosovu, botuar në Buletin i punimeve në Simpoziumin jugosllav mbi produktivitetin e punës, Prishtinë 1976.

Arsyet, faktorët dhe pasojat e lëvizjeve demografike dhe migruese të popullsisë së Kosovës dhe të pjesëtarëve të popullsisë shqiptare në Jugosllavi, Përparimi nr. 7, Prishtinë 1976.

Ubrzani razvoj Kosova i ostvarenje nacionalne ravnopravnosti, Socializam, nr. 7-8, Beograd 1977.

Sistemi i delegimit dhe afirmimi i vetëqeverisjes dhe barazia nacionale, E drejta, Prishtinë, 1977.

Titov doprinos nacionalnoj ravnopravnosti, Prishtinë 1977 (Botim në gjuhën shqipe i punimit monografik nga Qendra Krahinore Marksiste).

Samoupravna afirmacija albanske narodnosti u Jugoslaviji, në librin Zadaci SKS u razvoju me?unacionalnih odnosa u borbi protiv nacionalizma, Beograd, 1977. (Botim i Komunistit për Serbi).

Integracija i samoupravna transformacija prištinskog univerziteta, Univerzitet danas, Novi Sad, 1978.

The affirmation of nationalitis (national minorities) in Jugoslavije on self management principles, Sociološki pregled në gjuhën angleze (Referat mbajtur në Kongresin Botëror të Sociologëve në Upsali, 1978) f. 33.

Pluralizam nacionalnih interesa i samoupravni socializam, në librin Nacionalno pitanje u jugoslovenskoj teoriji i praksi – doprinos Edvarda Kardelja, Banja Luka, 1979.

Josip Broz Tito – inspirator, kreator dhe realizator i politikës së barazisë nacionale, në librin Tito për Kosovën – Kosova për Titon, Prishtinë, 1979.

Anacionaliteti i nacionalizmit, fejton në Rilindja, shtator-tetor 1980.

Proces nacionalne afirmacije albanske nacionalnosti u Jugoslaviji, ?asopis za kritiko znanosti, Lubjanë 1982. (Punim monografik, 155).

Afirmimi i kombësisë shqiptare në Jugosllavi, nacionalizmi dhe irredentizmi stalinian në Shqipëri, Prishtinë 1973, (Ky libër është botuar në Rilindja edhe në gjuhën serbokroate dhe në pjesën më të madhe është botuar në formë të fejtonit në gazetat e përditshme Rilindja dhe Jedinstvo), 142 faqe.

Albansko nacionalno prašanje v stari Jugoslavije, në librin Albanci, Lubjanë 1974.

Kosovo in albanci v novi Jugoslaviji, Albanci, Lubjanë 1974.

Marksi dhe çështja nacionale, Aktualiteti dhe rëndësia e veprimtarisë teorike dhe praktike të Karl Marksit, (Referat mbajtur në Simpoziumin për 100-vjetorin e vdekjes së Karl Marksit), Prishtinë 1984.

Barazia e kombësisë shqiptare në RSFJ dhe pozita e pakicave kombëtare në RPS të Shqipërisë, (Bashkë me akademik Syrja Pupovcin, “Barazia e pakicave kombëtare”, Prishtinë 1974).

Egual rights of the albanien nationaliti in the SFR of Yugoslavie, Jugoslovenska stvarnost, Beograd 1974.

Yugoslav-Albanien relations and question of kooperation between the albanien nationality on Yugoslavie and the albanian people in Albanie, në botimin Jugoslovenska stvarnost, Beograd 1974.

Tendenciozno i neosnovano, shkrim polemizues në Novosti 8, prill 1985.