Muslim Mulliqi Akademik

Biografia

Lindi më 1 qershor 1934, në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Shkollën e Mesme të Artit e regjistroi në Pejë dhe pa e mbaruar atë, në vitin e tretë, kon­kurroi në Akademinë e Arteve Figurative në Beograd ku u pranua si një talent i rrallë më 1954. U diplomua në klasën e profesores Zora Petroviq. Tek kjo profesore kreu dhe studimet pasuniver­sitare në vitin 1961. Po këtë vit kthehet në Kosovë. Një kohë punon në Sekretariatin për Arsim e Kulturë dhe shumë shpejt merr bursën njëmujore për Paris, ku njihet me lëvizjet e atëhershme në qarqet e artistëve të më­dhenj, në qytetin që asokohe çmohej si qendër botërore e arteve pamore. Në vitin 1963 fillon punë në Shkollën e Lartë Pedagogjike ku tashmë ishte hapur Dega e Pikturës, të cilën ai menjëherë e merr në drejtim. Konsi­derohet nismëtar i Akademisë së Arteve të Universitetit të Prishtinës (1973), ishte kryetar i komisionit amë dhe që nga viti 1974 dekan i saj. Atë vit merr dhe titullin profesor inordinar. Nga klasa e tij e kësaj Akademie (sot Fakulteti i Arteve) dolën dhjetra artistë e pedagogë tashmë të njohur jo vetëm në suaza kombëtare, por edhe ndërkombëtare.

Veprat e tij gjendet në shumë koleksione të njohura. Me emrin e tij sot Galeria e Arteve e Kosovës organizon njërin nga manifestimet më pre­stigjioze të arteve pamore te ne.

Anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës ishte që nga themelimi i saj. Anëtar korrspondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës u zgjodh në vitin 1979, ndërsa në vitin 1985, anëtar i rregullt. Një mandat (1984-1986) ka qenë sekretar seksioni ndërsa për dy mandate nënkryetar i ASHAK-ut (1986-88 dhe 1988-90).

Vdiq në Prishtinë 1998.

 

Ekspozitat e pavarura

1952 – Pallati i Kulturës, Gjakovë,

1956, 1960, 1965 – Foajeu i Teatrit Popullor, Prishtinë;

1967 – Pallati i Kulturës, Smederevë; Galeria e Shtëpisë së APJ-së, Tuzëll, Rjekë, Pulë,

1969 – Foajeu i Teatrit Popullor, Prishtinë;

1970 – Salloni i Vogël Figurativ, Novi- Sad;

1973 – Galeria e APJ-së, Beograd;

1974 – galeria “Gjuro Sallaj”, Beograd;

1975 – galeria “Heleoart”, Romë (Itali);

1979 – Galeria e Arteve, Prishtinë;

1980 – Klubi i Artistëve, Prishtinë; Galeria Bashkëkohore, Podgoricë;

1981 – Pallati i Kulturës, Banja Llukë;

1982, 1991 – galeria “Forum”, Zagreb;

1984 – Galeria e Vogël, Lubjanë;

1986 – Galeria e Shtëpisë së APJ-së, Beograd;

1987 – Galeria Moderne, Budvë;

1989, 1990 – Galeria e KO, Grozhnjan;

1993 – La Galerie, Pejë, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë;

1996- galeria “Evropa”, Pejë, Galeria “Roma”, Prishtinë.

Ekspozitat kolektive më me rëndësi:

1967 – Trienali i Artit Figurativ Jugosllav, Beograd;

1968 – Memoriali V Nadezhda Petroviq, Çaçak;

1970 – Artet Figurative të Kosovës, Sarajevë; Pesë Piktorë nga Kosova, Beograd;

1971-1979, 1980,1985, 1988 – Arti Figurativ i Kosovës, Katovicë (Poloni), Budapest (Hungari), Kozencë (Itali), Hanover (Gjermani), Kajro (Egjipt), Frankfurt (Gjermani), Helsinki (Finlandë), Oslo (Norvegji), Nju-Delhi (Indi), Këln (Gjermani), Duisburg, Shtutgard (Gjermani), Palermo (Itali), Paris (Francë);

1972 – Manifestimi i Artit Jugosllav, Tingujt e Mermertë, Arangjellovc; Artistët Figurativë të Kosovës, Banja Llukë;

1973 – Ekspozita e Sallonit të Artit Bashkëkohor, Beograd; Pesë Piktorë nga Kosova, Beograd;

1973 – 1975, 1978 – 1980, 1982, 1985, 1987, 1991, 1992 – Salloni Pranveror i Kosovës, Prishtinë; Dhjetë Artistë nga Kosova, Beograd;

1974 – Ekspozita e Artit Figurativ të Kosovës; Nish; Çaste të Artit Bashkëkohor Jugosllav, Sombor; Vjeshta XIV Figurative, Sombor;

1975-1978 – Arti Bashkëkohor i Kosovës, Shkup, Sarajevë, Zagreb;

1979, 1981, 1983, 1985, 1987 – Bienali i Vizatimit, Prishtinë; Çaste Pikturale Jugosllave, Beograd;

1980,1981- Arti Bashkëkohor i Kosovës, Beograd, Zagreb;

1979 – Ekspozita Ndërkombëtare, Slovenj Gradec;

1981 – Ekspozita e LSHAFJ, Shkup;

1983 – Vjeshta XXXIII Figurative, Sombor; Salloni XV Vjeshtor, Banja Llukë;

1983, 1987 – Arti Bashkëkohor i Kosovës, Beograd, Prishtinë, Dubrovnik;

1986 – Galeria mbi Atlantik, Toronto (Kanada);

1987 – Ekspozita Ndërkombëtare në Can-sur-Mer (Francë);

1988 – Trienali VI i Artit Jugosllav, Beograd; Artistët Figurativë Bashkëkohorë Jugosllavë, Beograd; Dhjetë Artistë Kosovarë, Augsburg (Gjermani);

1990 – Bienali III Ndërkombëtar, Kajro (Egjipt);

1992 – Zagreb; 1980, 1981 – Arti Bashkëkohor i Kosovës, Beograd; Ekspozita Mbarëshqiptare, Tiranë.

Shpërblimet:

1954 – Çmimi i Dhjetorit i Kosovës, Prishtinë;

1965 – Çmimi i Nëntorit i Qytetit të Prishtinës, Prishtinë;

1968 – Çmimi Blerës i Akademisë së Arteve të Beogradit në Sallonin e Tetorit, Beograd;

1969 – Çmimi i SHAFK, Prishtinë;

1973 – Çmimi Blerës i Sallonit të Cetinës, Cetinë;

1974 – Çmimi i Sallonit Pranveror të Kosovës, Prishtinë;

1975 – Çmimi Blerës në Sallonin Pranveror të Kosovës, Prishtinë;

1990 – Çmimi i Parë për Pikturë në Sallonin Pranveror të Kosovës, Prishtinë.

Veprat e tij gjenden te shumë koleksionarë, galeri e muze.