Vladeta Vukoviç Akademik

Biografia

Lindi më 1928 në Vërnjaçka Banjë, ku mbaroi edhe shkollën fillore dhe gjimnazin. U diplomua në Fakultetin Filozofik të Beogra­dit, më 1953, në Degën e Letërsisë Jugosllave dhe të Gjuhës Serbo­kroate. Pasi mbaroi studimet, punoi profesor i Gjimnazit në Vernjaçka Banjë deri më 1959, kur u zgjodh ligjërues në SHLP të Prishtinës. Gjatë vitit shkollor 1960/61 u zgjodh asistent në Fakultetin Filo­zofik të Prishtinës, ndërsa që nga viti shkollor 1961/62 punoi në këtë Fakultet si ligjërues. Tezën e doktoratës me titull Književno delo Milutina Boji?a e mbrojti më 1955 në Fakultetin Filologjik të Beogradit. Nga viti 1965 deri në vitin 1970 ishte docent, ndërsa më u zgjodh profesor inordinar. Që nga qershori i vitit 1975 ishte profesor i rregullt i Univer­sitetit. Nga shtatori i vitit 1966 deri në qershor të vitit 1968 ishte lektor i gjuhës serbokroate në Universitetin e Dizhonit (Francë).

Në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ishte shef i Degës së letërsisë jugosllave, prodekan dhe dekan.

Ishte anëtar i Lidhjes së Letrarëve të Serbisë që nga viti 1961, ndërsa anëtar i Shoqatës së Letrarëve të Kosovës që nga themelimi i saj.

Më 1949 fitoi shpërblimin për poezi të KQ të Bosnjë-Hercegovinës. Më 1970 fitoi Çmimin Nëntorit, ndërsa më 1973 Çmimin e Dhjetorit për letërsi.

Ishte sekretar i Përgjithshëm i ASHAK-ut.

Vdiq më 2003 në Vërnjaçka Banja.

 

Bibliografia

Përmbledhje poezish:

Sa go?kih staza, 1954.

Zvezde izgrejale zorom, 1959

Re?i i ptice, 1964,

Utihli žubori, 1966,

Zvezde detinjstva, 1973,

Tragom zvuka, 1973,

Otvori sluh za tišine, 1976,

Memento, 1978,

Obi?an datum ve?eras, 1986,

Pesme, 1997,

Osta?u negde, 1997.

Kritika dhe ese:

Na medji vremena, 1962,

Književno delo Milutina Boji?a, 1969,

Ogledi i ?lanci, 1970,

Osvrti, 1972,

Zapisi iz književnosti, 1974,

Iz našeg romantizma, 1976,

Eseji i kritike, 1980,

Prolozi književnom delu Ive Andri?a (sa V. Bovanom i Z. Pavlovi?em), 1982,

Književni ogledi i studije, 1983,

Na raskrš?u vremena, 1987,

Razmatranja, 1990,

Iz srpske književnosti  19. veka, 1993,

Iz srpske književnosti  20. veka, 1998,

Kriti?ka suo?avanja, 2000,

Iz istorije srpske književnosti Kosova i Metohije, 2003.

Srpska poezija i boj na Kosovu (sa D Petrovi?em), 1989.