Bimėt e rrezikuara e tė rralla tė florės sė Kosovės

Ky projekt i takon lėmisė sė Mjedisit me karakter hulumtues shkencor. Ndikimi i faktorit njeri nė florėn dhe vegjetacionin, pėrkatėsisht nė biodiversitetin e pėrgjithshėm autokton ėshtė shumė i madh. Shtimi i popullsisė, zgjerimi i qendrave urbane, zhvillimi i degėve tė ndryshme tė industrisė, komunikacionit, infrastrukturės, turizmit dhe rekreacionit, prishja e shtretėrve tė lumenjve, ēelja, prerja dhe ndezja e pyjeve, pėrdorimi i pakontrolluar i pesticideve dhe i plehrave artificialė, ēojnė jo vetėm drejt degradimit tė pėrgjithshėm tė mjedisit jetėsor, por edhe drejt kėrcėnimit dhe zhdukjes sė elementeve floristike me rėndėsi shkencore dhe kombėtare. Nėse kėto ndryshime vazhdojnė me kėtė dinamizėm, resurset ekzistuese biologjike shumė shpejt do tė pėsojnė ndryshime tė paparashikueshme duke rrezikuar e mė vonė edhe duke zhdukur nė radhė tė parė llojet e rralla, fitocenozat me lloje relikte e ekosisteme tė ndryshme tė vegjetacionit me vlera tė larta shkencore, ekonomike e kombėtare. Puna nė projekt ka pėr qėllim qė tė studioi nė mėnyrė tė hollėsishme dhe tė gjithanshme taksonet e rrezikuara e tė rralla qė mund tė zhduken, si dhe endemitet, reliktet e endemoreliktet e ndryshėm tė florės sė Kosovės. Tė bėhet evidentimi i tyre nė trevėn e Kosovės dhe tė caktohet shkalla e rrezikueshmėrisė sipas kritereve e standardeve ndėrkombėtare. Realizimin e projektit do ta bėjnė 7 hulumtues nga Departamenti i biologjisė i FSHMN-sė dhe dy nga ASHAK.  Ekipi hulumtues i paraparė pėr punėt nė kėtė projekt ka kualifikime pėrkatėse dhe pėrvojė tė duhur.