Kryesia

  Lendita Juniku Pula

Sekretari i Akademisë është udhëheqës i administratës së Akademisë, me të drejta dhe përgjegjësi të veçanta të përcaktuara në aktemërimin e tij që nënshkruhet nga Kryetari i Akademisë.
Sekretari i Akademisë është përgjegjës për: Administrimin e përgjithshëm dhe për menaxhimin e Administratës së Akademisë, si dhe për të siguruar se funksionet e caktuara të tij përmbushen në mënyrë efektive dhe efikase; Të siguruar se vendimet e Kryesisë përkitazi me çështjet profesionale e administrative zbatohen brenda afateve kohore dhe në mënyrë efikase; Menaxhimin efektiv dhe efikas të resurseve; dhe Organizimin dhe për plotësimin me personel të Administratës së Akademisë, për të siguruar se rekrutimi i personelit për Administratën e Akademisë është i bazuar në kualifikime profesionale, në aftësi dhe në merita dhe se ai bëhet me konkurs të drejtë e të hapur.
Sekretari i Akademisë zgjidhet nga Kryesia e Akademisë me konkurs publik.
Kushtet e konkursit i përcakton Kryesia e Akademisë.
Vlerësimi i performancës së Sekretarit të Akademisë bëhet në fund të çdo viti.
Sekretari i Akademisë për punën e vet i përgjigjet Kryetarit dhe Kryesisë së Akademisë.
Mandati i Sekretarit të Akademisë është për kohë të pacaktuar.