Historia e Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės i shpreh zhvillimet e tėrėsishme ndėr shqiptarė nė gjysmėn e dytė tė sh. 20. Derisa nė Shqipėri themelimi i njė institucioni tė kėtij lloji tė shkencės qe shtruar qysh para Luftės II Botėrore, madje qenė ndėrmarrė hapa, qė u ndėrprenė gjatė Luftės, dhe rifilluan pastaj, por arritėn tė pėrligjeshin vetėm pas gjallėrimit tė njė jete universitare prej disa dekadash mė 1972, nė Kosovė ideja e tillė ka njė histori tjetėr.
Nė vitet ’50 tė sh. 20 nė Kosovė nisi tė shtrohej nevoja pėr studime dhe hulumtime shkencore tė organizuara tė nivelit mė tė lartė, kėshtu qė mė 1953 u themelua Instituti Albanologjik, i cili, nė rrethanat e atėhershme tė trysnisė sė egėr ndaj shqiptarėve arriti tė vepronte vetėm deri mė 1955, kur pushteti e mbylli me pretekstin e shpjeguar mirė nga udhėheqėsi partiak i Kosovės Dušan Mugoša nė njė mbledhje tė atėhershme: “Atė institut ne e kemi formuar nė kohėn e tensionit informbyroist, ndėr tė tjera qė t’i kundėrvihemi propagandės sė tyre [tė Shqipėrisė], kurse sot ai nuk ėshtė i nevojshėm si i tillė. Sepse ne shumicėn e gjėrave tė fushave, tė cilat i studion Instituti, mund t’i marrim drejtpėrdrejt nga Shqipėria kur tė duam”. Megjithatė, kjo logjikė nuk mundi tė mbyllte ēdo shteg. Kėshtu, mė 1958 u themelua Shkolla e Lartė Pedagogjike nė Prishtinė, fill pastaj qė nga viti 1960 Fakulteti Juridik-Ekonomik dhe Fakulteti Filozofik, si filiala tė Universitetit tė Beogradit dhe me mėsimdhėnie serbokroatisht. Fakti qė kėto institucione e zhvillonin veprimtarinė e tyre nė mjedis kosovar krijoi mundėsinė qė njė numėr gjithnjė e mė i madh i tė rinjve shqiptarė tė inkuadrohej nė kėto veprimtari dhe me rastin e ndryshimit tė parė tė klimės politike nė vend mė 1966 tė delte me kėrkesa normale pėr mėsimdhėnie nė gjuhėn shqipe dhe zgjerim tė rrjetit tė institucioneve universitare sipas pėrmasave tė vendit. Kjo solli me vete dhe hapėsirėn pėr zhvillimin e veprimtarive shkencore-hulumtuese nė kėtė mjedis dhe nė gjuhėn shqipe. Mė 1967 u themelua sėrish Instituti Albanologjik, u intensifikua puna nė Institutin e Historisė dhe nė institucionet e tjera shkencore-kulturore si Muzeu i Kosovės, Arkivi, etj. Nė bėrthamat universitare tė studimeve nė fushat e shkencave tė natyrės dhe teknike tashmė ekzistonte njė interes dhe veprimtari hulumtuese-shkencore, ndėrsa fryma e re dhe entuziazmi i dhanė krih shprehjes sė nevojave jo vetėm pėr zgjerim tė tyre, po edhe pėr botim tė rezultateve tė kėsaj pune. Kėshtu iu dha njė shtysė revistave tė specializuara nė fusha tė dijes, si Gjurmime albanologjike (nė fillim, 1962-1968, nė Fakultetin e Filozofisė, Dega e Gjuhės Shqipe, mė vonė nė Institutin Albanologjik), ndėrsa njė vend me peshė nė kėtė hapėsirė e zunė dhe nismat e studentėve, si ajo me revistėn shkencore Dituria (1971), ndėrsa po vazhdonte botimi i intensifikuar i revistės me spektėr mė tė gjerė Pėrparimi (nga 1955).
Zgjerimi i rrjetit tė fakulteteve dhe tė katedrave brenda tyre, themelimi i Fakultetit tė Mjekėsisė dhe i Fakultetit Teknik, rezultuan me themelimin e Universitetit tė Prishtinės, nė kuadėr tė tė cilit u arrit njė shkallė e lartė e veprimtarive universitare dhe shkencore-hulumtuese, ndėrsa zhvillimet nė fushėn e ekonomisė, sidomos nė kuadėr tė komplekseve Trepēa, Elektroekonomia e Kosovės, Kombinati Agroindustrial, sistemi bankar, etj. i dhanė njė pėrshpejtim plotėsues kėsaj veprimtarie tė gjithmbarshme. Kėshtu, ekonomia jo e fuqishme, por nė rritje, bėhej gjithnjė e mė shumė mbėshtetje pėr zgjerimin e potencialit shkencor-hulumtues, i cili mė vonė do tė bėhej bartės i zhvillimeve tė pėrgjithshme nė vend. Tė gjitha kėto mbėshteteshin nga njė buxhet i veēantė pėr veprimtarinė shkencore.
Nė fillim tė viteve ’70, fare natyrshėm dhe paralelisht me kėrkesat pėr mėvetėsimin e Kosovės nė rrafsh tė barabartė me njėsitė e tjera federale tė Jugosllavisė, u shtrua nevoja pėr krijimin e institucionit mė tė lartė tė shkencės dhe tė arteve. Nė pėrgjigje tė kėrkesave tė tilla Kuvendi i Kosovės mė 1974 ngriti Komisionin Amė pėr themelimin e Shoqatės sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės. Brenda muajit tetor 1975 Komisioni zgjodhi 11 anėtarė tė rregullt dhe 2 anėtarė korrespondentė tė Shoqatės. Shoqata u transformua nė Akademi tė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės pėrmes Ligjit mbi Themelimin e Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės tė nxjerrė nga Kuvendi i Kosovės i datės 18 prill 1978.
Nė fillim veprimtarinė e saj ASHAK duhej ta zhvillonte nė njė bashkėrenditje me universitetin nė rritje, brenda tė cilit vepronin institute e bėrthama shkencore dhe hulumtuese nė Fakultetin Filozofik/ mė vonė tė Shkencave tė Natyrės, nė Fakultetin e Mjekėsisė, nė Fakultetin Teknik, nė Fakultetin Ekonomik, nė Fakultetin Filozofik, me institutet e pavarura nga Universiteti dhe nga Akademia - Instituti Albanologjik, Instituti i Historisė, Instituti Hidrometeorologjik, pastaj institutet qė vepronin nė kuadėr/ ose tė lidhura me kapacitetet industriale tė Kosovės, si Instituti Teknologjik qė vepronte nė kuadėr tė Kombinatit Trepēa, Instituti i Hulumtimeve qė vepronte nė kuadėr tė Elektroekonomisė, Instituti Agroteknologjik nė Pejė i lidhur me agroekonominė, dhe tė institucioneve tė tjera me interes nė fushat e shkencės, tė arteve dhe tė kulturės. ASHAK qysh nė fillim duhej ta formėsonte veprimtarinė e vet si institucioni mė i lartė i shkencave dhe i arteve dhe tė merrte role tė rėndėsishme nė fushat e shkencave dhe tė arteve nė suaza tė organizimit shtetėror tė Kosovės brenda Federatės sė Jugosllavisė. Ajo po ashtu duhej ta harmonizonte punėn me Unionin e Akademive tė Shkencave dhe tė Arteve tė Jugosllavisė, ku bėnte pjesė si anėtare e barabartė dhe nė njė mandat (1985-1987) qe Kryesuese e Unionit dhe qendėr e selisė sė tij. Pėrmes atij Unioni ASHAK e zhvillonte dhe veprimtarinė ndėrkombėtare.
ASHAK nė atė kohė kishte tri Seksione: 1. Seksionin e Shkencave Shoqėrore, 2. Seksionin e Shkencave tė Natyrės dhe 3. Seksionin e Gjuhėsisė, tė Letėrsisė dhe tė Arteve. Mė 1985 Kuvendi i ASHAK mori vendim pėr themelimin e Arkivit tė Akademisė e tė Institutit tė Arkeologjisė dhe tė Etnografisė. Arkivi dhe Biblioteka, qė ishin funksionalizuar, u shkatėrruan pas ndėrhyrjes sė policisė serbe nė selinė e Akademisė mė 1994, ēka pamundėsoi punėn e saj mė tej nė atė godinė. Instituti i Arkeologjisė dhe i Etnografisė nuk arriti tė themelohej pėr shkak tė trysnive politike dhe tendencave drejt rrėgjimit tė Akademisė pas vitit 1985 dhe pėr arsye edhe buxhetore mė vonė.
Mė 1976 Shoqata e Shkencave dhe e Arteve e Kosovės nisi botimet e para periodike: Vjetari-Godišnjak, qė me kėtė titull do tė vazhdojė tė dalė deri mė 1991, kur duhet tė jetė botuar vėllimi 11-12, tė cilin nuk patėm mundėsi ta shihnim; dhe nė kuadėr tė Seksionit tė Shkencave tė Natyrės: Acta biologiae et medicinae experimentalis (kėtė bashkė me Shoqatėn pėr Biologji dhe Mjekėsi Eksperimentale tė Kosovės), qė do tė vazhdojė tė dalė me rregull deri mė 1989. Nė vitin 1977 Shoqata e Shkencave dhe e Arteve e Kosovės arriti tė botonte dhe njė Libėr shėnues – Spomenica. Nė vitin 1978 Seksioni i Shkencave tė Natyrės nxori botimin e parė tė veēantė – Lj. Rakić: Regulacioni sistemi ponašanja. Po atė vit Shoqata u shndėrrua nė Akademi.
Nė vitin 1979 Akademia vazhdoi botimin e veprave tė veēanta. Tė tri seksionet nxorėn nga njė botim: vėllimin me studime tė R. Qosjes Prej tipologjisė deri te periodizimi shqip (bashkė me Institutin Albanologjik, Seksioni i Gjuhėsisė, i Letėrsisė dhe i Arteve), vėllimin Tito pėr Kosovėn, Kosova pėr Titon, shqip e serbokroatisht dhe vėllimin e pėrbashkėt Bronhijalni reaktibilitet, serbokroatisht (Seksioni i Shkencave tė Natyrės autorėt). Seksioni i Shkencave Shoqėrore botoi dhe monografinė e J. Redepagić-it Pedagoška misao Svetozara Markovića, por bashkė me/ dhe nė kuadėr tė botimeve tė veēanta tė Akademisė Serbe tė Shkencave dhe tė Arteve. Nė vitin 1980 Seksioni i Shkencave Shoqėrore nisi botimin e pėrkohshėm Studime-Studije, libri 1, ndėrsa dy librat e tjerė u botuan respektivisht mė 1983 dhe mė 1988. Mė 1980 nisi dhe botimi i serisė Kėrkime – Istraivanja tė Seksionit tė Shkencave tė Natyrės, qė do tė vazhdojė tė dalė mė 1984 (libri 2), 1985 (libri 3) dhe 1986 (libri 4). Seskioni i Gjuhėsisė, i Letėrsisė dhe i Arteve atė vit botoi monografinė e B. Bokshit Rruga e formimit tė fleksionit tė sotėm nominal tė shqipes dhe tė V. Filipović-it Umetnost Veljka Petrovića.
Nė vitin 1981 Seksioni i Shkencave Shoqėrore nisi botimin Kėrkime-Istraivanja, prej tė cilit dolėn vetėm 2 vėllime atė vit, ndėrsa ASHAK pėrgatiti pėr shtyp materialet e Konferencės shkencore pėr 100-vjetorin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė dy vėllime, qė arriti tė botohej vetėm mė 1990. Mė 1982 ky Seksion dhe Seksioni i Gjuhėsisė, i Letėrsisė dhe i Arteve botuan nga njė vepėr tė veēantė tė autorėve G. Zajmi dhe I. Ajeti nė gjuhėn serbokroate.
Mė 1983 vetėm Seksioni i Gjuhėsisė, i Letėrsisė dhe i Arteve arriti tė botonte njė vepėr tė veēantė – Knjievni ogledi i studije tė V. Vuković. Nė vitin 1984 Seksioni i Shkencave Shoqėrore arriti tė botonte veprat e M. Krasniqit – Lugu i Baranit, shqip, tė A. Hadrit – Ali Keljmendi, serbokroatisht, dhe vėllimin e pėrbashkėt – Aktualiteti dhe rėndėsia e mendimit dhe veprimtarisė praktike tė Marksit, shqip e serbo-kroatisht, ndėrsa Seksioni i Gjuhėsisė, i Letėrsisė dhe i Arteve veprėn e V. Bovan, Srpske narodne umotvorine sa Kosova, serbokroatisht.
Mė 1985 seksionet nuk botuan asnjė vepėr e veēantė, ndėrsa ASHAK botoi librin ASHAK-ANUK 1975-1985. Nė vitin 1986 u botuan 3 vepra tė veēanta serbokroatisht: J. Redepagić: Od gradjanske do marksističko-lenjinističke pedagogije, D. Bajraktarević: Istorijski razvoj kosovsko-metohijskih govora dhe M. Haxhiu & V. Moračić-Piperski: Centralni hemosenzorni sistem i respirativna aktivnost.
Po kėshtu mė 1987 Seksioni i Shkencave Shoqėrore arriti tė botonte veprėn kolektive monografike Rugova. Vitin 1988 e karakterizoi e njėjta frymė. U botuan veprat kolektive ivot i delo Vuka Karadzića (serbokroatisht) dhe Efikasiteti i zhvillimit tė viseve mė pak tė zhvilluara tė Jugosllavisė (serbokroatisht e shqip) dhe vepra e D. Pejčinović-it: Ekološka studija korovske vegetacije Kosova, ndėrsa nė vitin 1989 nuk doli asnjė botim i veēantė.
Nė tė vėrtetė, tendencat e tilla tė mbushjes sė veprimtarisė sė kėsaj akademie me botime mė shpesh serbokroatisht apo nė tė dy gjuhėt erdhėn e u forcuan drejt mbytjes sė plotė tė veprimtarisė botuese tė institucionit mė tė lartė tė shkencave dhe tė arteve nė Kosovė. Mė 1989 filloi faza e pėrgjithshme e pėrshkallėzimit tė trysnisė dhe agresionit tė institucioneve shtetėrore tė Serbisė ndaj institucionneve tė Kosovės. Duke pėrdorur dhe mekanizmat jugosllavė tė detyrimit, Serbia aneksoi Kosovėn dhe nisi procesin e reduktimit drastik apo tė shuarjes sė tė gjitha institucioneve qė shėnonin mėvetėsinė dhe shtetėsinė e Kosovės, tė institucioneve qė vepronin drejtpėrsėdrejti pėr emancipimin, edukimin dhe pėrgatitjen e popullatės pėr zhvillim tė mėtejmė. Nė kėtė proces u godit sė pari Universiteti i Prishtinės, nė tė cilin mė 1991 u pamundėsua mėsimdhėnia nė gjuhėn shqipe dhe u nxorėn nga puna 840 profesorė dhe arsimtarė nė njė muaj. Njė numėr i mirė i akademikėve, intelektualėve, profesorėve tė universitetit, studiuesve, shkrimtarėve, gazetarėve dhe veprimtarėve tė tjerė tė kulturės e tė dijes nuk u pajtua me gjendjen dhe u vu nė rrjedhėn e rezistencės nė format mė tė ndryshme.
Qysh nė diskutimet pėr ndryshimet kushtetuese tė vitit 1989 Kuvendi i ASHAK-ut doli me angazhimet publike sė pari me Deklaratėn Kushtetuese, pastaj me angazhimet dhe veprimtaritė e tjera nė favor tė mbrojtjes sė tė drejtave qė po shkileshin nė mėnyrė drastike. Pėrveē angazhimit bashkė me mekanizmat e tjerė tė rezistencės nė drejtim tė organizimit tė Referendumit pėr pavarėsi, nė drejtim tė organizimit e tė hartimit tė dokumenteve themelore pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės, ASHAK nė atė kohė zhvilloi dhe veprimtari shkencore nė dobi tė afirmimit tė ēėshtjes sė drejtė, sidomos me simpoziumet e mėdha shkencore me karakter ndėrkombėtar – Shqiptarėt dhe Evropa nė Prishtinė (pėr botimin e materialeve tė tij ishte ngarkuar si editor akademik R. Qosja, por nuk dihet pse nuk u botuan) dhe Ēėshtja shqiptare bashkė me Akademinė e Shqipėrisė nė Tiranė (u botuan nga Instituti i Historisė), dy simpoziumet pėr Gjenocidin serb nė Kosovė, simpoziumet pėr Statusin e Kosovės, mė vonė Strategjia e zhvillimit ekonomik tė Kosovės, ashtu si dhe njė varg takimesh e konferencash pėr fusha tė ndryshme tė dijes, materialet e tė cilave janė botuar.
Kėshtu mė 1990 Akademia botoi vetėm veprėn e Z. Grudės Panamski kanal (serbokroatisht) dhe ribotoi veprėn e Gj. Fishtės Anzat e Parnasit, ndėrsa mė 1991 vetėm veprėn e D. Petrović-it: Knjievni rad Gligorija Camblaka u Srbiji. Pastaj vijuan dy vjet pa asnjė botim.
Mė 1992 Kuvendi i Serbisė, pėrmes Ligjit pėr Akademinė Serbe tė Shkencave dhe tė Arteve, e shpalli tė mbyllur ASHAK-un dhe urdhėroi qė pasuria e Akademisė tė merrej nga establishmenti ekzekutiv i instaluar i Kosovės. Anėtarėt e ASHAK-ut nuk e pėrfillėn atė vendim dhe, nė vijim tė njė deklarimi me shkrim, vazhduan punėn e tyre. Mė 1994 policia serbe mbylli godinėn e ASHAK-ut, pėrzuri prej andej akademikėt dhe e pėrdori pastaj atė pėr destinacion tjetėr. ASHAK u detyrua qė veprimtarinė e vet ta zhvillonte nė njė shtėpi qė ia kishte dhėnė nė dispozicion pa kundėrshpėrblim profesori i universitetit dr. Hamdi Syla nė lagjen Ulpiana nė Prishtinė.
Kjo qe fazė e re e veprimtarisė sė Akademisė nė rrethana skajshmėrisht tė vėshtira. ASHAK nuk u pajtua me ndalimin e botimeve shkencore dhe as me pushimin e kontakteve ndėrkombėtare dhe si rrugė tė mbijetesės e tė rezistencės zgjodhi zgjerimin e veprirmtarisė. Nė atė kohė nė Kosovė vepronin vetėm pak anėtarė tė ASHAK-ut – mjekėt M. Haxhiu, O. Imami, studiuesi i fushave tė bujqėsisė R. Bakalli, kishin mėrguar nė Amerikė, historiani Z. Mirdita nė Zagreb, disa nuk ishin mė nė kėtė jetė. Zgjedhjet e fundit tė vitit 1993 sollėn mundėsinė qė nė vitin 1994 tė niste ringjallja e Akademisė. Nė vitet 1990-93 ASHAK-u kishte botuar vetėm doktoratėn e D. Petrović-it Knjievni rad Gligorija Camblaka u Srbiji mė 1991. Menjėherė mė 1994 u botuan veprat e I. Ajetit, Shqiptarėt dhe gjuha e tyre dhe G. Zajmit Dimensions of the Question of Kosova in the Balkans, po mė 1994 u krijua Seksioni i Arteve i veēantė nga Seksioni i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė, u themelua revista pėr shkencat shoqėrore e filologjike Studime. Megjithė vėshtirėsitė materiale-teknike, por edhe tė tjera, pas kontakteve me autorė tė mundshėm dhe pas komunikimit dhe me studiues jashtė Kosovės, tė cilėt e respektonin vullnetin tonė, ia dolėm ta nxirrnim numrin 1 me tė gjitha kriteret pėr njė revistė tė kėtij lloji, me rezymetė nė gjuhėt me qarkullim tė gjerė; me platformėn dhe me konturat e krijuara revista vazhdon tė dalė me rregull deri nė ditėt tona dhe boton edhe nė gjuhėt me qarkullim ndėrkombėtar.
Vitet 1995-1996 shėnojnė rritjen nė drejtim tė kėsaj kthese pėr mbarė nė botimet dhe veprimtarinė e ASHAK-ut. Seskioni i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė botoi librin pėrkujtimor pėr E. Mekulin dhe nisi serinė e veprave tė albanologėve tė shquar tė traditės me vėllimin I tė Veprave tė S. Rizės, ndėrsa Seksioni i Shkencave Shoqėrore botoi veprėn kolektive Gjenocidi dhe aktet gjenocidale tė pushtetit serb ndaj shqiptarėve nga Kriza lindore e kėndej dhe veprėn e J. Rexhepagiqit: Sami Frashėri dhe Pedagogjia e Rilindjes kombėtare. Seksioni i Shkencave tė Natyrės e rinisi ciklin e botimeve tė veēanta me veprat kolektive: Shqyrtim multidisiplinor i mundėsive zhvillimore tė Kosovės. Kėto zgjerime shkojnė paralelisht me rritjen e numrit tė anėtarėve tė ASHAK.
Nė vitet 1997 dhe 1998 u ēuan mė tej nismat e mėparme. Vazhdoi botimi i Studime dhe nisi botimi i revistės Kėrkime (shkencat e natyrės), qė vijon me rregull edhe sot; u botua vėllimi 2 i Veprave tė S. Rizės, vėllimi 1 i Veprave tė I. Ajetit dhe tė G. Zajmit, opera Goca e Kaēanikut e R. Dhomit, vėllimet 2 dhe 3 tė Veprave tė I. Ajetit, monografia e B. Bokshit Pjesorja e shqipes, materialet e konferencės Letėrsia shqipe dhe gjuha letrare dhe nė Seksionin e Shkencave tė Natyrės veprat e N. Dacit Kimia organike eksperimentale (bashkė me Librin Shkollor) dhe Kimia e mjedisit.
Zgjerimi i rezistencės sė armatosur ndaj pushtimit serb mė 1998 dhe lufta e vitit 1999 zvogėluan pėrkohėsisht punėn e ASHAK, por anėtarėt e saj qenė aktivė me veprimtari. Arriti tė botohej numri i ri i Kėrkime dhe monografia e M. Dushit Sistemet ciklike tė transportit.
Faza e re nė jetėn e ASHAK filloi pas Luftės sė vitit 1999, pas kthimit tė popullatės se dėbuar nė rrethana tė rrėnimit tė tėrėsishėm tė vendit. ASHAK u kthye nė selinė e saj dhe vazhdoi punėn me intensitet mė tė madh. Pos revistave, nė vitin 2000 u nxorėn dhe botimet e veēanta: L. Gjergji: Nėna e Dashurisė (Kryesia), Naim Frashėri – 100 vjet pas, D. Rozhaja: Fiziologjia krahasuese (SSHN) dhe H. Muharremi: Muslim Mulliqi (SA). Kėto rrjedha vijnė e shtohen nė vitin 2001 me botimet e Ajetit, Zajmit, Gjerqekut, Dhomit, Ballatės, Ferrit dhe me botimet kolektive, ashtu si mė 2002 me veprat e Rizės, Ajetit, Dacit, Dushit, Gashit-Spahos, Dhomit etj. Nė kėtė periudhė pati dhe diskutime brenda Akademisė pėr tė ardhmen e saj. Njė anėtar e shtroi kėrkesėn pėr mundėsinė dhe modalitetet e shkrirjes me Akademinė e Shqipėrisė, por Kuvendi nuk i pranoi sugjerimet e tilla si tė frytshme. Puna vijoi me pėrq ėndruime nė aspektet e mundshme nė rrethanat e mungesave tė mjedisit dhe tė buxhetit tė reduktuar, pra kryesisht nė botimet.
Nė vitin 2003 botohen veprat e Pedersenit, Zajmit e Hadrit dhe monografitė e M. Berishės e S. Hamitit. Tani nis pėr herė tė parė veprimtaria nė hartimin e fjalorėve terminologjikė, kėtė radhė botohet Fjalori i emrave tė bimėve dhe Fjalori i terminologjisė sė botanikės, tė dy bashkė me ASHSH nė njė vėllim shumė tė gjerė dhe nė disa gjuhė. Nė vitin 2003 rifilloi botimi i Vjetarit tė ASHAK pėr vitet e mbetura, pėr tė vazhduar me rregull. Viti 2004 shėnon njė cilėsi tė re nė botimet e veēanta me veprat e B. Bokshit, E. Berishės, P. Nushit, u vazhdua seria Vepra tė Zajmit, Rizės, Cimochowski-t (shqip), Pedersen-it (shqip), ndėrsa si botim kolektiv doli vetėm Kosova dhe statusi i saj i ardhshėm – aspekte e kėndkundrime, Statusi i ardhshėm i Kosovės, ku pėrfshiheshin materialet e tubimeve shkencore me kėto tema. Po atė vit u botua vepra e rėndėsishme (mbi 800 faqe) e albanologut gjerman W. Fiedler pėr sistemin foljor nė gjuhėn e “Mesharit” tė Gjon Buzukut nė gjuhėn gjermane, qė mund tė konsiderohet njė ndėrmarrje e veēantė pėr albanistikėn.
Nė vitin 2005 ASHAK arriti rekordin e saj tė derisotėm me botimet. Pėrveē revistave, qė dolėn me rregull, nė Seksionin e Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė botoi veprat e: B. Bokshit, A. Aliut, R. Ismajlit, S. Hamitit, hartoi dhe botoi fjalorin e gjerė tė terminologjisė sė indormatikės me autorėt N. Caka & A. Dika & S. Rodiqi, veprėn kolektive Rrjedhat e letėrsisė bashkėkohore shqiptare; nė Seksionin e Shkencave Shoqėrore veprat e H. Islamit, M. Kullashit, E. Stavilecit, M. Krasniqit, J. Rexhepagiqit; nė Seksionin e Shkencave tė Natyrės veprat e M. Dushit e L. Susurit; nė Seksionin e Arteve veprat e R. Dhomit, T. Emrės, dhe nė Kryesi veprat: 30 vjet tė ASHAK, Artistėt akademikė, Aktet e Kuvendit tė Kosovės, Kosova shtet i pavarur dhe sovran.
Vitet nė vijim po ashtu kanė shėnuar rritje tė sasisė dhe tė cilėsisė sė botimeve tė Akademisė, qoftė nė saje tė ndėrmarrjeve tė veēanta botuese, qoftė edhe falė konferencave e tubimeve shkencore tė mbajtura ndėrkohė, materialet e tė cilave duheshin botuar. Revistat tashmė janė vėnė nė rend tė botimit brenda vitit, ndėrsa materialet e konferencave dhe tė tubimeve shkencore po ashtu shpejt pas mbajtjes sė tubimit. Nė vitin 2006 Seksioni i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė botoi 3 vepra tė natyrės filologjike-kritike: Poezitė e P. Budit (R. Ismajli), monografinė pėr Gj. Nikollė Kazazin bashkė me botimin kritik tė Doktrinės sė tij (B. Demiraj), veprėn e G. Darės I Riu (Sh. Demiraj), pastaj vėllimin e I. Ajetit, Pėr tė vėrtetėn shkencore dhe kolanėn me poezi tė pėrzgjedhura tė shoqėruara me Parathėnie e shėnime tė poetėve anėtarė tė Akademisė – E. Mekuli, E. Gjerqeku, B. Bokshi, A. Podrimja, E. Basha, S. Hamiti, ndėrsa nė Seksionin e Shkencave Shoqėrore duan veēuar monografia pėr Banesėn qytetare tė Kosovės (sh. XVIII-XIX) nga E. Riza e Nj. Haliti. Po atė vit u shėnua botimi i veprės sė zgjedhur tė Aleks Budės dhe, si botim i Akademisė nė bashkėpunim me Muzeun e Kosovės, Hartės arkeologjike tė Kosovės. Pos Studime 13, Vjetari 26 e 27, Kėrkime 14 e Botimet e ASHAK, dolėn dhe materialet e tubimeve shkencore: pėr Faik Konicėn dhe pėr Kosovėn shtet i pavarur e sovran.
Nė vitin 2007 kemi botime tė rėndėsishme nė fushat filologjike-gjuhėsore: botohet e plotė shqip dhe gjermanisht vepra albanistike e Franc Miklošič-it, duke shėnuar kėshtu dhe bashkėpunimin e parė konkret me Akademinė Sllovene tė Shkencave dhe tė Arteve, pėrmblidhet nga revistat e shpėrndara nėpėr botė, pėrkthehet dhe botohet pėr herė tė parė shqip vepra e albanologut mė tė madh amerikan E. P. Hamp dhe monografia gjermanisht pėr Formimin e shumėsit nė gjuhėn shqipe e W. Fiedler-it, e shoqėruar me 80 harta dialektore, tė realizuara brenda Akademisė. Tė gjitha kėto vepra hyjnė nė fondin themelor albanistik. Nė serinė e veprave tė pėrzgjedhura tė anėtarėve tė Akademisė u botua pėrzgjedhja e gjerė Kritika e I. Rugovės, ndėrsa nė Seksionin e Shkencave Shoqėrore njė vepėr e E. Stavilecit, pastaj katalogu i madh i R. Ferrit nė Seksionin e Arteve dhe revistat.
Po kėto rrjedha vijojnė nė vitin 2008, qė shėnohet me botimin e veprave tė veēanta tė Ch. Gut pėr V. Pashėn, A. Aliut me studime letrare dhe tė veprės sė pėrzgjedhur tė albanologut E. Ēabej me rastin e 100-vjetorit tė lindjes sė tij, ku pėrfshihen veprat e tij themelore. Nė Seksionin e Shkencave Shoqėrore kėtė herė dalin vepra tė H. Islamit, J. Rexhepagiqit, M. Kullashit, P. Nushit, E. Stavilecit, E. Murtezait dhe pėrzgjedhja e gjerė e Veprave sociologjike e politologjike tė F. Aganit. U botuan materialet e Konferencave shkencore pėr Filologjinė shqiptare, pėr Mitrush Kutelin dhe pėr Mjedisin e Kosovės.
Botimet paraqesin njė nga format e rėndėsishme tė punės tė Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės. Nė fillimet e saj ASHAK pėrballej me vėshtirėsi tė natyrave tė ndryshme nė kėtė drejtim: duke filluar nga standardet dhe orientimet qė vendoseshin nė rrafshin e akademive tė Jugosllavisė e deri te nevoja pėr t’i bėrė tė qarta relatat ideologgjike nė rrafshin e pėrbashkėt pėr tėrė shtetin dhe nė rrafshin e veēantė pėr shqiptarėt. Nė atė periudhė mė tė shpeshta ishin botimet serbokroatisht dhe pėr probleme shpesh jotipike dhe jorelevante pėr Kosovėn. Nė vitet ’90 u bė kthesė nė kėtė drejtim dhe, pėrveē veprave mė tė shumta tė autorėve vendorė, nisėn tė botoheshin dhe seri me vlerė pėr tėrė kulturėn shqiptare, si kolana e Veprave tė albanologėve tė traditės. Nė kėtė kolanė deri tash janė pėrfshirė veprat e S. Rizės (4 vėllime), tė I. Ajetit (5 vėllime), tė W. Cimochowski-t (njė vėllim), tė H. Pedersen-it (njė vėllim), F. Miklošič-it, E. P. Hamp-it, pastaj tė G. Zajmit (4 vėllime), vepra tė zgjedhura tė A. Hadrit (njė vėllim), A. Budės (1 vėllim), F. Aganit (1 vėllim), E. Ēabejtė (1 vėllim), I. Rugovės (1 vėllim), ēka nė tėrėsi tashmė paraqet njė korpus me vlerė, ndėrsa sė shpejti pritet tė dalin dhe vepra tė albanologėve tė tjerė. Njėkohėsisht ka ardhur duke u zgjeruar veprimtaria botuese dokumentare. Nė kėtė kohė u botuan dhe vijojnė tė botohen vepra me vlerė nė fyshat e shkencave shoqėrore, nė fushat e shkencave tė natyrės, po edhe nė fushat e arteve. Pėrveē veprave tė sipėrpėrmendura nė fushat e dijeve shoqėrore, do tė pėrmendim kėtu veprat e N. Dacit, tė M. Dushit, tė M. Berishės, tė L. Susurit, tė H. Gashit dhe veprėn e rėndėsishme postume tė D. Rozhajės nė fushat e shkencave tė natyrės, ashtu si dhe veprat muzikore tė R. Dhomit, tė Z. Ballatės, studimet muzikologjike tė E. Berishės, katalogėt me riprodhime tė gjera tė R. Ferrit, T. Emrės dhe sidomos monografitė e H. Muharremit pėr M. Mulliqin dhe tė E. Bashės, A. Spahiut pėr A. Ēavdarbashėn, traditė qė duhet tė vazhdojė.
Nė pėrgjithėsi, periudha 2002-2008 ėshtė periudha mė e frytshme sa u pėrket botimeve nė tėrė historinė e Akademisė, si sa i pėrket sasisė (ka po aq botime sa kishte nė tėrė periudhėn e mėparme mbi 25-vjeēare), ashtu sa i pėrket cilėsisė dhe orientimit.
Mijėvjeēari i ri filloi nė rrethana tė reja, me mundėsi tė reja, pa kontrollet dhe survejimet e mėparme, por me kufizimet e natyrės financiare e materiale, nė njė anė, dhe me pasojat qė kishte lėnė jeta e vėshtirė nėn shtypjen e rėndė tė viteve ’90, shpėrnguljet dhe lufta. Nė kėtė kohė ASHAK i rimori kėto veprimtari me kėmbėngulje mė tė madhe dhe e zgjeroi veprimtarinė botuese nė tė gjitha drejtimet. Nė vitet 2005-2006 ajo shėnoi rritjen mė tė madhe tė botimeve, ndėrsa nė vijim ngulet kėmbė pėr rritjen e cilėsisė dhe botimin nė radhė tė parė tė veprave tė krijuara nė Akademi. Pėr fat tė keq, ajo deri sot nuk ka arritur qė paralelisht me rritjen e botimeve tė ndėrmarrė dhe hapa pėrkatės pėr shpėrndarjen dhe plasimin e tyre nė treg, ēka do tė ndihmonte pastaj sėrish kėtė veprimtari. Na mban shpresa se nė njė tė ardhme tė afėrt mund tė ndėrmerret ndonjė hap me vlerė nė kėtė drejtim dhe kjo rrjedhė pozitive do tė vazhdojė. Me kėtė shpresė po nxjerrim dhe kėtė katalog me tė gjitha botimet e derisotme tė Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės sipas viteve e me shėnime tė tjera.
Rexhep Ismajli
Pėr tė pasur njė pasqyrė mė tė qartė pėr rrjedhat nė ASHAK nė kėto dekada, mė poshtė po japim dhe pėrbėrjen e Kryesisė sė saj nė mandate tė ndryshme, ashtu si dhe pėrbėrjen e seksioneve. Do shėnuar se viti 1992 shėnon njė kthesė: shpallja joligjore e mbylljes sė ASHAK nga ana e Parlamentit tė Serbisė shkaktoi pėrēarje nė trupin akademik – anėtarėt serbė e pranuan atė (edhe pse ASHAK ėshtė themeluar nga Kuvendi i Kosovės) dhe disa prej tyre e vazhduan punėn nė Akademinė Serbe, ndėrsa anėtarėt shqiptarė e boshnjakė vazhduan punėn nė rrethana tė reja. Pas kėtij viti edhe brenda grupit tė anėtarėve shqiptarė pati derdhje tė ndryshme: kjo qe dekada e shumė vdekjeve tė hershme (H. Hoxha, E. Mekuli, A. Hadri, S. Pupovci, O. Imami, E. Ademaj, G. Zajmi, A. Pashku, D. Rozhaja, M. Mulliqi, F. Agani, A. Ēavdarbasha, M. Haxhiu, R. Bakalli, E. Gjerqeku), nė njė anė, dhe e largimit pas punės apo tė tjera (M. Haxhiu, Z. Mirdita, Z. Ballata, R. Bakalli, O. Imami, S. Hasani). Sadoqė ndėrkohė u zgjodhėn anėtarė tė rinj, mungesat ndjeheshin.
1975-1979: E. Mekuli, Kryetar, I. Ajeti e V. Filipović, Nėnkryetarė, J. Rexhepagiq, sekretar i pėrgjithshėm, R. Qosja, Sekretar i SGJLA, S. Pupovci, sekretar i SSHSH, Lj. Rakić, Sekretar i SSHN;
1979-1982: I. Ajeti, kryetar, D. Rozhaja e V. Filipović, nėnkryetarė, S. Pupovci, sekretar i pėrgjithshėm, R. Qosja, sekretar i SGJLA, A. Hadri, sekretar i SSHSH, L. Rakić, sekretar i SSHN.
1982-1984: D. Rozhaja, kryetar, V. Filipović, nėnkryetar, S. Pupovci, sekretar i pėrgjithshėm, V. Vuković, sekretar i SGJLA, J. Rexhepagiq, sekretar i SSHSH, O. Imami, sekretar i SSHN.
1984-1986: S. Pupovci, kryetar, J. Rexhepagiq, nėnkryetar, V. Vuković, sekretar i pėrgjithshėm, M. Mulliqi, sekretar i SGJLA, B. Jovanović, sekretar i SSHSH, M. Dushi, sekretar i SSHN.
1986-1988: Kryetar V. Filipović, nėnkryetar M. Mulliqi, Sekretar i pėrgjithshėm O. Imami, sekretar i SGJLA S. Arsić, sekretar i SSHSH J. Rexhepagiq, sekretar i SSHN M. Haxhiu.
1988-1990: V. Filipović, kryetar, M. Mulliqi, nėnkryetar, O. Imami, sekretar i pėrgjithshėm, S. Arsić, sekretar i SGJLA, J. Rexhepagiq, sekretar i SSHSH, M. Haxhiu, sekretar i SSHN.
1990-1992: M. Haxhiu, kryetar, M. Krasniqi, nėnkryetar, D. Pejčinović, sekretar i pėrgjithshėm, V. Vuković, sekretar i SGJLA, G. Zajmi, sekretar i SSHSH, R. Bakalli, sekretar i SSHN.
1992-1994: M. Krasniqi, kryetar, pastaj G. Zajmi, nėnkryetar G. Zajmi, sekretar i pėrgjithshėm M. Dushi, sekretar i SGJLA E. Gjerqeku, sekretar i SSHSH Z. Mirdita, sekretar i SSHN D. Rozhaja.
1994-1996: G. Zajmi, pas 1995 I. Ajeti, Kryetar, I. Ajeti nėnkryetar, N. Daci, sekretar i pėrgjithshėm, R. Ismajli, sekretar i SGJL, J. Rexhepagiq, sekretar i SSHSH, D. Rozhaja, sekretar i SSHN, R. Dhomi, sekretar i SA.
1996-1999: I. Ajeti, kryetar, M. Mulliqi, nėnkryetar, N. Daci, sekretar i pėrgjithshėm, R. Ismajli sekretar i SGJL, J. Rexhepagiq, sekretar i SSHSH, M. Dushi, sekretar i SSHN, R. Dhomi, sekretar i SA.
1999-2002: N. Daci kryetar, J. Rexhepagiq, nėnkryetar, R. Ismajli, sekretar i pėrgjithshėm, E. Gjerqeku, sekretar i SGJL, H. Islami, sekretar i SSHSH, M. Dushi, sekretar i SSHN, R. Dhomi, sekretar i SA.
2002-2005: R. Ismajli - kryetar, B. Bokshi - nėnkryetar, H. Islami - sekretar i pėrgjithshėm, E. Basha - sekretar i SGJLA, E. Murtezai - sekretar i SSHSH, M. Berisha - sekretar i SSHN, R. Dhomi - sekretar i SA.
2005-2008: R. Ismajli - kryetar, B. Bokshi - nėnkryetar, H. Islami - sekretar i pėrgjithshėm, E. Basha - sekretar i SGJLA, E. Murtezai - sekretar i SSHSH, M. Berisha - sekretar i SSHN, R. Dhomi - sekretar i SA.
2008-2011: B. Bokshi - kryetar, H. Islami - nėnkryetar, E. Berisha - sekretar i pėrgjithshėm, M. Kraja - sekretar i SGJLA, P. Nushi - sekretar i SSHSH, L. Susuri - sekretar i SSHN, T. Emra - sekretar i SA.
Anėtarėt e seksioneve:
Seksioni i Gjuhėsisė, i Letėrsisė dhe i Arteve (1975-1994):
1. Besim Bokshi, korrespondent 1991, i rregullt 1996;
2. Enver Gjerqeku (1928), korrespondent 1986, i rregullt 1991;
3. Esat Mekuli (1916-1993), i rregullt 1975;
4. Idriz Ajeti (1917), i rregullt 1975;
5. Muslim Mulliqi (1934-1998), korresponden 1979, i rregullt 1985;
6. Rexhep Qosja (1936), i rregullt 1975;
7. Svetomir Arsić (1928), korrespondent 1983, i rregullt 1986, veproi nė ASHAK deri mė 1992;
8. Vladeta Vuković (1928-2003), korrespondent 1979, i rregullt 1985, veproi nė ASHAK deri mė 1992;
9. Vuk Filipović (1930-1990), i rregullt 1975;
Seksioni i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė (pas 1994):
1. Ali Aliu (1934), korrespondent 1996, i rregullt 2000;
2. Ali Podrimja (1942), korrespondent 1996, i rregullt 2000;
3. Anton Pashku (1937-1995), korrespondent 1993;
4. Besim Bokshi (1930), korrespondent 1991, i rregullt 1996;
5. Enver Gjerqeku (1928-2008), korrespondent 1986, i rregullt 1991;
6. Eqrem Basha (1948), korrespondent 2000, i rregullt 2004;
7. Ibrahim Rugova (1944-2006), korrespondent 1996;
8. Idriz Ajeti (1917), i rregullt 1975;
9. Mehmet Kraja (1952), korrespondent 2004, i rregullt 2008;
10. Rexhep Ismajli (1947), korrespondent 1993, i rregullt 1996;
11. Rexhep Qosja (1936), i rregullt 1975;
12. Sabri Hamiti (1950), korrespondent 2000, i rregullt 2008;
13. Sinan Hasani (1922), korrespondent 1983, i rregullt 1986, jashtė pėrbėrjes sė punės nga 1992;
Seksioni i Shkencave Shoqėrore:
1. Ali Hadri (1931-1987), i rregullt 1975;
2. Boidar Jovanović (1926), korrespondent 1983, i rregullt 1986, veproi nė ASHAK deri mė 1992;
3. Ekrem Murtezai (1931), korrespondent 1996, i rregullt 2000;
4. Esat Stavileci (1942), korrespondent 1996, i rregullt 2000;
5. Fehmi Agani (1932-1999), korrespondent 1993, i rregullt 1996;
6. Gazmend Zajmi (1936-1995), i rregullt 1975;
7. Hajredin Hoxha (1926-1987), korrespondent 1979;
8. Hivzi Islami (1946), korrespondent 1996, i rregullt 2000;
9. Isa Mustafa (1951), korrespondent 2008;
10. Jashar Rexhepagiq (1929), i rregullt 1975;
11. Mark Krasniqi (1920), korrespondent 1979, i rregullt 1985;
12. Pajazit Nushi (1933), korrespondent 2000, i rregullt 2008;
13. Syrja Pupovci (1937-1998), i rregullt 1975;
14. Zef Mirdita (1936); korrespondent 1991, jashtė pėrbėrjes sė punės nga 1994;
Seksioni i Shkencave tė Natyrės:
1. Dervish Rozhaja (1934-1996), i rregullt 1975;
2. Dragoslav Pejčinović (1932), korrespondent 1986, i rregullt 1991, veproi nė ASHAK deri mė 1992;
3. Esat Mekuli (1916-1993), i rregullt 1975;
4. Eshref Ademaj (1940-1994), korrespondent 1993;
5. Fejzullah Krasniqi (1953), korrespondent 2008;
6. Feriz Krasniqi (1931), korrespondent 1996; i rregullt 2000;
7. Isuf Krasniqi (191948), korrespondent 2008;
8. Latif Susuri (1941), korrespondent 2000, i rregullt 2008;
9. Ljubiša Rakić (1931), i rregullt 1975, veproi deri mė 1992;
10. Minir Dushi (1929), korrespondent 1975, i rregullt 1979;
11. Mladen Karaman, korrespondent 1975;
12. Muharrem Berisha (1942), korrespondent 1996, i rregullt 2000;
13. Musa Haxhiu (1939-2006), korrespondent 1979, i rregullt 1983, jashtė pėrbėrjes sė punės nga 1992;
14. Nexhat Daci (1944), korrespondent 1993, i rregullt 1996;
15. Osman Imami (1936-1996), korrespondent 1979, i rregullt 1985;
16. Remzi Bakalli (1944-2007), korrespondent 1986, i rregullt 1991, jashtė pėrbėrjes sė punės nga 1992;
Seskioni i Arteve (pas 1994):
1. Agim Ēavdarbasha (1944-1999), korrespondent 1993, i rregullt 1996;
2. Engjėll Berisha (1934), korrespondent 2000, i rregullt 2008;
3. Muslim Mulliqi (1934-1998), korrespondent 1979, i rregullt 1985;
4. Rauf Dhomi (1945), korrespondent 1993, i rregullt 1996;
5. Rexhep Ferri (1937), korrespondent 1996, i rregullt 2000;
6. Tahir Emra (1938), korrespondent 2000, i rregullt 2008;
7. Zeqirja Ballata (1943), korrespondent 1996, i rregullt 2000.
Kryetarė tė ASHAK-ut, sipas mandateve, kanė qenė:
1975-1979: E. Mekuli
1979-1982: I. Ajeti
1982-1984: D. Rozhaja
1984-1986: S. Pupovci
1986-1988: V. Filipović
1988-1990: V. Filipović
1990-1992: M. Haxhiu
1992-1994: M. Krasniqi
1994-1996: G. Zajmi,
1995-1996: (pas vdekjes sė G. Zajmit) I. Ajeti
1996-1999: I. Ajeti
1999-2002: N. Daci
2002-2005: R. Ismajli
2005-2008: R. Ismajli
2008-2011: B. Bokshi
Sekretarė seksionesh:
1975-1979: R. Qosja, S. Pupovci, Lj. Rakić;
1979-1982: R. Qosja, A. Hadri, Lj. Rakić;
1982-1984: V. Vuković, J. Rexhepagiq, O. Imami;
1984-1986: M. Mulliqi, B. Jovanović, M. Dushi;
1986-1988: S. Arsić, J. Rexhepagiq, M. Haxhiu;
1988-1990: S. Arsić, J. Rexhepagiq, M. Haxhiu;
1990-1992: V. Vuković, G. Zajmi, R. Bakalli;
1992-1994: Gjerqeku, Z. Mirdita, D. Rozhaja;
1994-1996: R.Ismajli, J. Rexhepagiq, D. Rozhaja; R. Dhomi;
1996-1999: R. Ismajli, J. Rexhepagiq, M. Dushi, R. Dhomi;
1999-2002: E. Gjerqeku, H. Islami, M. Dushi, R. Dhomi;
2002-2005: E. Basha, E. Murtezai, M. Berisha, R. Dhomi;
2005-2008: E. Basha, E. Murtezai, M. Berisha, R. Dhomi;
2008-2011: M. Kraja, P. Nushi, L. Susuri, T. Emra.
Anėtarė nderi tė vdekur:
Gonxhe Bojaxhiu;
Josip Broz Tito;
Anėtarė tė jashtėm tė vdekur:
Tomė Berisha;
Michael Roux;
Agnja Desnickaja;
Janez Milēinski;
Ēesk Zadeja;
Branko Pavićević;
Dragiša Ivanović;
Dušan Kanazir;
Ed-hem Ēamo;
Gunnar Svane;
Joseph Milie-Emili;
Neils S. Cherniack;
Ramiz Abdyli;
Mihajlo Apostolski;
Tish Daija;
Ibrahim Kodra;
Grga Novak;
Kolė Popa;
Pavle Saviē;