Kryeministri Kurti viziton ekspozitën “Kosova në gjuhët e botës”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, zoti Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, zoti Hajrulllah Çeku, vizitoi ekspozitën “Kosova në gjuhët e botës”, e cila u hap në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës në 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Kryeministri u prit nga kryetari i Akademisë, Mehmet Kraja, dhe nga anëtarët e kryesisë: Justina Shiroka-Pula, Gjyljeta Mushkolaj dhe Fetah Podvorica. Kryetari i Akademisë e njoftoi kryeministrin Kurti për përmbajtjen e ekspozitës dhe për synimet e Akademisë që ky fond i librave të indeksohet në formë katalogu dhe të hapet për lexues dhe studiues të ndryshëm.